-Hoxhaj-Minxhozi, për fuqizimin e gjithanshëm të bashkëpunimit strategjik-
PRISHTINË, 3 Shtator /ATSH-B.Jashari/.- Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur të mërkurën në takim ambasadorin e Shqipërisë, Qemal Minxhozi. Gjatë takimit, ministri Hoxhaj e ka njoftuar ambasadorin shqiptar për zhvillimet politike, progresin në Kosovë, fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe për avancimin e proceseve integruese evropiane.
Në njoftimin zyrtar të sapodërguar, theksohet se, Hoxhaj ka shprehur vullnetin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e gjithanshëm të bashkëpunimit strategjik me Shqipërinë. Në këtë takim janë dakorduar edhe hapat për inaugurimin e Konsullatës së përbashkët Kosovë-Shqipëri në Milano, gjatë këtij muaji.
Ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi, ka vlerësuar progresin në Kosovë, duke rikonfirmuar vullnetin e Shqipërisë për fuqizimin e mëtejmë të marrëdhënieve me Kosovën. Në kuadër të axhendës bilaterale, Hoxhaj theksoi nevojën e vazhdimit të projekteve të përbashkëta dhe inicimin e nismave të reja të bashkëpunimit ndërshtetëror, duke vlerësuar lartë angazhimin e ambasadorit Minxhozi në këtë drejtim.
Gjatë takimit, ministri Hoxhaj dhe ambasadori Minxhozi kanë biseduar edhe për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve në kuadër të axhendës multilaterale, si dhe për përkrahjen e Shqipërisë për anëtarësimin e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare. /a.ke/
/Shqiptarja.com