PRISHTINË-Në Prishtinë, sot, në shenjë të 8 marsit - Ditës së Grave,  mbahet seancë e përbashkët e deputeteve të Kuvendit të Republikës së Kosovës me deputetet nga Shqipëria dhe Maqedonia, si dhe politikaneve nga Mali i zi dhe Presheva. Seanca mbahet në sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke filluar nga  ora 11:30.  Para se të fillojë seanca, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli dhe  Grupi i Grave Deputete do të presin mysafiret e kësaj seance në hollin e Kuvendit, duke filluar nga ora 11:00.  /ATSH/