/ATSH/. - Grupet Punuese të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës do të takohen gjatë dy ditëve të fundjaves për harmonizimin e programit qeveritar dhe për ndarjen e përgjegjësive, ben te ditur KosovaPress.

Këto do të jenë takimet e fundit të këtyre grupeve, pasi liderët e koalicionit kanë paralajmëruar se në fillim të javës që vjen do të nënshkruhet marrëveshja me të cilën do të bëhet ndarja e përgjegjësive, përfshirë edhe fushat e caktuara të qeverisjes. Ndersa pas kësaj do të pasojnë konsultimet e brendshme për caktimin e kabinetit qeveritar.