Kryetari i Bashkisë së Tiranës gjatë vizitës së tij në Kosovë është nderuar me çmimin vjetor për Demokracinë Lokale.

Çmimi i është akorduar nga Instituti KLGI dhe i është dorëzuar atij nga drejtuesi i këtij instituti, Besnik Tahiri gjatë një ceremonie të veçantë të zhvilluar në Prishtinë.

“Faleminderit kolegëve të Kosovës për Çmimin e Vitit 2016 për Qeverisje Vendore. Ndihem i përulur e mezi pres më shumë bashkëpunim”, shkroi Veliaj në Twitter lidhur me këtë çmim.

Ceremonia u organizua në objektin e ri të Institutit KLGI në prani të shumë të ftuarve, partnerëve, ambasadorëve e përfaqësuesve të institucioneve qendrore e lokale në Prishtinë.

	erion veliaj kosove

	erion veliaj kosove

	erion veliaj kosove

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com