/ATSH/.- Krytari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, bëri homazhe sot në nderim të dëshmorëve Naser Hajrizi dhe Asllan Pireva.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Veseli shprehet se "në nderim të pranverës studentore të vitit 1981 në Kosovë, sot, vendosa lule në vendin ku më 2 prill të atij viti, në krye të demonstratave, ranë dëshmorë të lirisë sonë, Naser Hajrizi e Asllan Pireva. Në këtë përkujtim ishin edhe familjarët dhe shokët e dëshmorëve. Demonstratat e asaj pranvere, treguan qartë vullnetin politik të popullit të Kosovës dhe vendosmërinë e lëvizjes sonë për liri dhe të drejta kombëtare. Nderim të përjetshëm për të rënët e asaj pranvere, dhe të gjithë atë gjeneratë djemsh e vajzash që mposhtën frikën dhe sfiduan terrorin jugosllav"./k.s/