Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli bën me dije se ne emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës ka nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit me USAID-in, ku Kosova do të përfitojë në fushën legjislative, në përmiresimin e legjislacionit dhe në asistencë teknike.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Veseli në nje status të tij në Facebook shkruan se "sot, në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës, bëra nënshkrimin e memorandumit të mirëkuptimit me USAID-in. Gjatë këtyre viteve USAID, si agjenci e Qeverisë amerikane, u ka dhënë mbështetje të madhe dhe praktike institucioneve të Kosovës".
Po ashtu, Veseli shpjegon se përmes këtij memorandumi, Kuvendi i Kosovës përfiton një mbështetje tejet të çmuar në shumë fusha të punës së legjislativit, si "fuqizimin e kapaciteteve profesionale në kryerjen e analizave kualitative legjislative, përmirësimin e legjislacionit në Kosovë, ofrimin e asistencës teknike për komisionet parlamentare, ku realisht zhvillohet pjesa më e rëndësishme e procesit ligjdhënës, përkrahje konkrete në sigurimin e pjesëmarrjes së shoqërisë civile në hartimin e legjislacionit".
"Asistenca e USAID-it, ka qëllim që duke fuqizuar ekspertizën parlamentare dhe pjesëmarrjen qytetare, të fuqizohet vetë demokracia e re kosovare, shkruan Veseli./ATSH/
/Shqiptarja.com