/ATSH/.- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, uroi sot të gjithë besimtarët katolikë për festën e Pashkëve.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Veseli shprehet se "në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, Ipeshkvisë së Kosovës, imzot Dodë Gjergjit dhe tëgjithë besimtarëve katolikë të Kosovës ua uroj festën e madhe të Pashkëve.Pashkët bartin në vete mesazhe të fuqishme që kanë vlera universale. Në simbolikën e tyre ne gjejmë besimin e përjetshëm të njeriut në ngadhnjimin e shpresës mbi dëshpërimin, të drejtësisë mbi krimin, të së mirës mbi të keqen. Përmes këtij besimi ne i japim kuptim jetës njerëzore. Për shumë mot Pashkët. Gëzuar!"./k.s/