Kosovë është konfirmuar rasti i parë me koronavirus brenda stafit mjekësor.

Sipas raportimeve, bëhet fjalë për një infermiere e cila kujdesej për pacientët me Covid-19.

Klinika Infektive e Kosovës, ka njoftuar se deri më tani janë duke u trajtuar gjithsej 34 pacientë me koronavirus.

Mes pacientëve që ndodhen në spital, raportohet se 26 prej tyre janë në gjendje të qëndrueshme, ndërsa 8 prej tyre kanë nevojë për oksigjeno-terapi.

Deri më tani, Kosova numëron 86 raste të konfirmuara me koronavirus dhe një viktimë.