Kosta Gjoka: “Radioloja” e të
burgosurit  me policinë e burgut

Kosta Gjoka: “Radioloja” e të<br />burgosurit  me policinë e burgut
Hysen Haxhiaj na sjell përmes kujtimeve të tija,  episode sa komike aq edhe tragjike, atë të humorit të hidhur që arrinin të bënin të burgosurit, madje dhe me pasoja të rënda për ta. Që sot janë një version tjetër i letersis së burgut.

Për këtë njeriu që kaloi në kalvarin e shumfishtë të burgjeve të njëpasnjëshme për arësye politike, ka shkruar kujtime të shumta. Të cilat në të shumtën e rasteve janë tepër të rënda. Pasi kanë nota të thella tragjke.

Janë kujtime të ngjizura në ferrin e galerive të Spaçit, atje ku moren jetë motivet e reja moderne të ferrit dantesk. Atje ku ai zbriste pas dënimit që mori, deri  në 2500 m thellësi, thellësi që edhe vetë Dante s’i kishte përfytyruar. Hyseni është ridënuar po me të njëjtat motive politike. Dhe nga Spaçi ai ka shtegëtuar nga Ballshi, Vlora, Zejmeni, Qafë Bari për të përfunduar më pas në burgun famëkeq të Burrelit.

Hyseni ka sjellë në kujtesë ata që askush nuk mund ti harrojë, se cfarë vuajtjesh ka hequr me shokët e tijë. Miqtë e qelive që pushuan së jetuari si rezultat i dëshpërimit, torturave çnjerëzore apo dhe punëve të rënda që ishin të detyruar që të bënin.  Mes malit të dhimbjeve që ka sjellë, Hyseni, si njeri i kujdesëshëm, nuk ka harruar të sjellë edhe disa kujtime me nota humori, që përbejnë edhe humorin e zi të burgut.

Disa i ka përshkruar me rrjeshta telegrafike në libër, disa i a morëm shënim në një takim me të, rreth jetëshkrimit së tijë në burgje si dhe për shkëndijat e humorit që ndizeshin në to.
 
“Radioloja” e të burgosurit  për Flotën e VI-të Amerikane
 
Hysen  Haxhiaj tregon se si u krijua kjo “ radiolojë” me autor të burgosurin Kosta Gjoka.

I cili tashmë është ndarë nga jeta. Kosta, kujton Hyseni, ishte nga familje komunistësh, nga Berati dhe që fati e kishte përplasur si të burgosur, në kampin e punës  në kriporet e Nartës në Vlorë.

Në burg ai shërbente si ujar. Madje ai i mbante edhe bidonat e ujit në një barakë. Një ditë, kur mjetet e informacionit kishin njoftuar se në Detin  Mesdhe po bënte manovra flota e VI-të Amerikane, atij i u shkrep të lunate një “skeç” me policët e burgut. Skena ishte baraka e të burgosurve. Baza materiale përbëhej nga një kuti mishi e boshatisur dhe një gozhdë e zakonëshme.

Spektatorët e këtij teatri absurd ishin 2 policë të komandës së burgut. Që gjithnjë i kishin veshët e mprehtë për të mos u dalë gjëndja nga kontrolli dhe vigjilenca që u kërkonte komanda.  Ata i ndante vetëm një kompesatë. Kosta kur u bind se policët  po e dëgjonin mori kanaçen e mishit dhe filloi ta godasë me gozhdë duke imituar alfabetin “ mors”: – Pi, pi, pi. Këtu flota e VI-të Amerikane.

Po ju presim. Po ju presim të marrim Tiranën. Pi, pi, pi…-etj.
Dy kapterrët kur dëgjuan këtë lloj transmetimi të improvizuar mjeshtërisht nga “ aktori “, ujari i burgut Kosta Gjoka, kujtuan me të vërtetë se  dikush nga të burgosurit po lidhej me radio transmetuese dhe po komplotonte,  dhe pasi  u bindën se kishin bërë një zbulim të madh “ patriotik”  njoftuan komandën, e cila dha menjëherë alarmin. Finalja e këtij skeçi ishte tragji-komike. Hyseni kujton tmerrin e përjetuar:

“O zot i madh. Policët na e hynë me bishta kazme e lopatash të 1000 të burgosurve pa përjashtim dhe në fund na rrjeshtuan të gjithëve ashtu sic ishim,  tërë gjak nga goditjet, me këmbë e duar të thyera, të carë në kokë e në fytyrë. Vjen komandanti dhe komisari dhe ulërasin:- O të dalë radioja dhe ai që e ka, ose do tju marrim shpirtin të gjithëve! Hysen Haxhija vijon tregimin:- Kosta, të cilin sapo e kapën xhelatët thirri:” Ore jeni në vete se na vdiqët?! Po ku ka rradio këtu?! Unë u talla me kapterrët me një gozhdë dhe një kanace”.

Në moment polictët e verifikuan që radio s’kishte dhe se e gjithë kjo zallamahi ishte vertetë një rreng që kishte luajtur në një moment trilli “artistik” i burgosuri nga Berati. Po i shkreti Kosta se çfarë hoqi më pas për këtë vlerë artistike të realizuar në burg! E shëmbën në dajak.
 
Episod i rrallë: Spiuni i burgut denoncon vetveten
 
Edhe ky lloj arti ka lulëzuar realisht në burgjet e diktaturës, sipas dëshmisë së Hysen Haxhisë. Korrespondenca e të burgosurve agjentë me operativët e burgut. Deri në përmasa të papara humoristike.

Si në këtë rastin që po paraqesim për lexuesin. Hyseni kujton: “ Ishte ora një pas mesnate. Më del gjumi dhe hap sytë. Ngrihem ngadalë dhe shoh me vëmëndje një të burgosur që se çpo bënte. B.V ishte duke shkruar përmbys mbi shtratin e vet. Dhomat tona ishin me nga 50 vetë me shtretër 3 katësh. Ishte poshtë meje. Zgjas kokën me kujdes dhe lexova se cfarë po shkruante.

Për cudi, i zhytur në fantazinë e tijë prej spiuni dhe dëshmitari portativ, pashë se po shkruante për vete. S’u besova syve! Në letrën që po nxinte, ai i lutej Partisë që ta falte, se kishte bërë propagandë kundër pushtetit popullor.

Nuk mu durua dhe e pyes:-Pse po rrëfehesh, cfarë bën?! Ndërsa ai, kujton Hyseni, mu përgjigj:- I kam mbaruar spiunimet për të gjithë, por tani duhet plani, prandaj po shkruaj për vete. Po raportoj.Hyseni kujton: ” Mu nxinë sytë. E bështyva dhe i gjuajta një shpullë të fortë. Plasi nga inati dhe ulëriti sa kishte në kokë. E kuptova që do shkoja pas kësaj në birucë.

I gjuajta nja 2 të tjera dhe e hodha nga krevati poshtë…Për këtë më dënuan me një muaj në birucë”.
 
Si u “çel” tunel në burgun e Burrelit…për një cigare duhan
 
Po në burg gozhda nuk përdorej vetëm pët tu lidhur me Flotën e VI-të. Në burgun politik të Burrelit, me një  gozhdë i burgosuri GJ.K. improvizoi edhe  hapjen e një tuneli hipotetik. Për këtë rast humoristik,  Hyseni kujton.

Në burgje cigarja ishte shumë e shtrenjtë , sidomos në burgun e Burrelit. Një i burgosur që tashmë s’jeton më, u kërkonte shokëve të qelisë shpesh cigare, që ndonjëherë edhe nuk i jepnin. Ai për tu hakmarrë, në orën 02.00 të natës del në dritare me një tas që e gërvishtëte dhe kjo krijonte idenë që dikush nga brenda dhomës po gërmonte për të hapur tunel.

Kur ushtari afrohej te dritarja, ai fliste me intonacion ruajtjeje sekreti: -Shëët, erdhi ushtari! E përsëriti disa herë sa që ushtari i dëgjoi mirë fjalët e tija. Ishte muaji shkurt 1978. Kishte rënë nata dhe binte një vesë shi. Ushtari qëllon me automatik. Vjen oficeri i rojës i alarmuar. Ushtari i raporton se brenda në dhomen e burgut po hapej një tunel. Ushtari i thotë eprorit se dikush nga te burgosurit qëndron në dritare dhe kur ai afrohej te dritarja,  dikush u thërriste shokëve: “ Pushoni! Erdhi ushtari”! U bë alarm në 02.20 të natës.

“ Na nxorën jashtë me dyshekë dhe jorganë. Tortura dhe kontroll gjithandej. Vetëm kur u bindën se s’kishte asnjë gjurmë tuneli, na lejuan që të hyjmë përsëri brenda. Gjoka në mëngjes i kërkon shokut cigare duke i thënë:

-Do më japësh cigare apo tju nxjerr përsëri sonte jashtë?-
-Ti more qen na e bëre atë katrahurë mbrëmë?!- ulëriti shoku i tijë i xhindosur dhe i u sul me grushte. Ndërsa ne qeshëm, tregon Hyseni, duke mbajtur barkun me dorë…Qeshëm deri sa erdhen policët. I moren të dy. I rrahën dhe i futën në birucë”. Kjo ishte edhe epilogu i nismave të tilla me nota humori në burg.
 
Si “falsifikoi” diplomen nga burgu, autori i “Radiolojës”
 
I burgosuri nga Berati, që bëri “radiolojën” e famëshme, arriti të fusë në dosje të komandës së burgut të Ballshit, “Diplomë” falso të  fakultetit të inxhinierisë së ndertimit  dhe të bëhet përgjegjës punimesh në ndertimin e një ure. 

Në takimin e bërë me Hysen Haxhinë , e pyetëm  për fatin e ujarit të famshëm që zhvilloi radiolojen nga burgu me flotën e VI-të Amerikane. Ai më tregoi  për një “ të pabërë “ tjetër të tijën, pasi ai kishte fantazi të zhvilluar dhe shpirt inisiative. Kosta Gjoka, tregoi Asllani, kishte dëgjuar se një person që kishte emrin e tijë kishte mbaruar studimet për inxhinieri ndërtimi.

Pasi sigurohet për këtë, dërgon një njeri të vetin dhe tërheq në këtë  fakultet një vërtetim që tregonte që Kosta, në këtë rast kinse për të burgosurin, kishte mbaruar studimet e larta  për inxhinieri. Këtë dëshmi ai, pasi falsifikon ditëlindjen dhe vëndlidjen,  i a  paraqet komandës së  burgut për ta rregulluar dikund në punë me këtë  “profesion”. Komanda kishte nevojë për një profesionist të tillë për të drejtuar ndërtimin e një ure në Uzininën e Ballshit, te rafineria e naftës.

Ura filloi të ndërtohej nën drejtimin e “inxhinierit”  por nuk shkoi gjatë dhe u shëmb. Kur komanda filloi hetimin, rezultoi se inxhinieri ishte fallco. Kishte arritu që ta mashtronte komandën.

E shrmbën në dajak. Hyseni thotë se ai ishte mbase nje nga falsifikuesit e parë të një diplome të lartë, që në atë kohë kërkontë këllqe për ta bërë. Sot me diploma fallco janë me kope...por ato kohë ishte ndryshe… Tashmë , vijon tregimin Asllani, “Inxhinieri “ i famshëm i urës së Ballshit ka rreth 7 vite është ndarë nga jeta.

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

I emëruar i Trumpit për emigracionin mbikqyri një valë deportimesh në të kaluarën

I emëruar i Trumpit për emigracionin mbikqyri një valë deportimesh në të kaluarën