Në debatin mes kreut të FSHF Armando Duka dhe Erjon Braçes ka ndërhyrë deputeti Vladimir Kosta. 

Deputeti i PS, që pak muaj më parë deklaroi largimin nga selia rozë shprehet se Braçe me replikën e tij ndaj Dukës ka shprehur hapur mllefin ndaj biznesmenëve shqiptar.

Ndërsa Dukën, Kosta e konsideron si njeri korrekt në marrëdhëniet bashkëpunuese shoqërore apo tregtare.

“Është për të ardhur keq që Braçe në replikën e tij ndaj Armand Dukës shpreh hapur mllefin e tij ndaj biznesmenëve shqiptarë....

Ai kërkon ta akuzojë pa asnjë akuzë konkrete....

Armandin e njoh personalisht gjatë punës në tregti dhe është njeriu më korrekt në çdo marrëdhënie bashkëpunimi shoqërore apo tregtare.

Ndër të tjera theksoj se Braçe , kryetar komisioni të ekonomisë, si një pelivan - politikan që e mban veten për burrëëëëë të "ndershëm ".....!!!!

Unë e akuzoj me fakte se është palë me shpërdoruesit e fondeve publike (shih e-mail e dt.11 tetor) .....shpërdorues i taksave të taksapaguesve shqiptarë, për të cilët ai ndjen neveri”,
ka shkruar Kosta në profilin e tij në facebook.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com