TIRANË- Ndërtimet e reja pritet të jenë edhe më të kushtueshme, për shkak se kostot janë shtuar. Sipas të dhënave të INSTAT në tremujorin e dytë të këtij viti, kriza e çmimeve edhe në sektorin e ndërtimit ka qenë më e fortë. Indeksi i çmimeve në këtë periudhë ishte 6.2%, ku ndikimin më të madh e ka pasur shtrenjtimi i energjisë elektrike me 15.5%.
Duke qenë se kompanitë e ndërtimit ose e blejnë energjinë në treg të lirë, ose e marrin me çmimin e rritur në janar me 18 lekë për kilovat, edhe kostot për ndërtimet e reja kanë qenë më të larta.
Pas energjisë elektrike, shpenzimet për materiale kanë pësuar rritje me 6.6%. Brenda këtij grupi sipas INSTAT, janë shtrenjtuar me 7.8% hidro-sanitaret, janë rritur me 6.9% çmimet e materialeve të ndërtimit si dhe janë shtuar me 4,7 % kostot e materialeve elektrike dhe të komunikimit.
Sipas raportit, rritje të çmimeve ka pasur edhe në kategoritë e tjera të nevojshme për këtë sektor si për shpenzime për makineri, për paga apo për transport.
Si pasojë e krizës, qeveria vendosi të japë 14.3 milionë euro për kompensimin e të gjithë ndërtuesve që kanë një kontratë publike për çmimet e rritura gjatë këtij viti të materialeve të ndërtimit. Kompensim nga 5-30% do të marrin kompanitë për hekurin, çimenton, bitumin, tubat plastike, aluminin, bakrin dhe zinkun në varësi të peshës që ata zënë në investimin e tyre.
Por pavarësisht kostove në rritje, ndërtimet jo vetëm që nuk janë frenuar, por në 6 mujorin e parë të vitit janë rritur, pasi janë miratuar 736 leje që është numri më i lartë që prej vitit 2006 për të njëjtën periudhë.
B.K./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?
-
Harris
46.9%
-
Trump
50.5%
-
S'kam mendim
2.6%
Vota total: 6422
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Censi 2023/ Tirana ka 598,176 banorë, rritet ndjeshëm popullsia në bashkitë me minoritet grek
1 Nëntor, 10:18
-
ANALIZA e shifrave mbi nëndeklarimin/ Informaliteti në paga, një pjesë në dorë e tjetrën në bankë ‘krim ekonomik’ në kurriz të punonjësve
24 Tetor, 16:47
-
Sa të vjetra janë ndërtesat ku jetojnë shqiptarët? Dominojnë banesat e 1981-2000
20 Tetor, 07:45
-
Zhvlerësimi i valutave godet prodhimin vendas, në 9 muaj eksportet u ulën 47 mld lekë! ‘Made in Albania’ vlejnë më pak se vjet
18 Tetor, 21:06
-
Tregu i apartamenteve/ Të etur për prona, bum shitjesh të pasurive të paluajtshme! INSTAT: Në 6 muaj u shitën prona me vlerë 58 mld lekë
13 Tetor, 17:34
-
40% e të punësuarve në Shqipëri përdorin forcën e krahut, jo të mendjes, rekord në Europë
9 Tetor, 07:34
-
Shqiptarët shpenzojnë 40% të të ardhurave për ushqime, produktet e mishit ‘zbrazin’ portofolin! Kukësi e Dibra qarqet më të varfër
4 Tetor, 12:08
-
Ndërtimet e reja dhe rritja e referencave, Bashkia e Tiranës arkëtime rekord 93 mln euro nga taksat
4 Tetor, 07:45
-
Ekonomia u rrit me 4.06% në tremujorin e dytë! Ndërtimi ‘mundi’ turizmin, ngecin shitjet e pasurive të paluajtshme
1 Tetor, 13:00
-
Shqipërinë e vizituan mbi 8.5 mln turistë në 8 muaj! Vetëm në gusht mbi 2.1 mln të huaj
25 Shtator, 17:10
-
Turizmi nuk e rriti konsumin, tregtia në rënie të fortë! Krahasuar me korrikun, eksportet ranë me 32% dhe importet me 19%
17 Shtator, 16:41
-
Bien industria dhe energjia në tremujorin e dytë të 2024, prodhimin e mban në këmbë ndërtimi
17 Shtator, 07:40