Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë foton familjare në Samitin e NATO-s që po mbahet në Ankara. Kreu i qeverisë shqiptare ishte i vetmi lider që në samitin e NATO-s në Ankara u shfaq i veshur me kostum dhe atlete të bardha.

Kjo nuk është hera e parë që kreu i qeverisë vishet me këtë stil në një samit të rëndësishëm ndërkombëtar.

Por ajo që ra në sy ishte një reagim i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, i cili i tregoi me gisht Donald Trump atletet e bardha e kryeministrit.


Lajmi kryesor:

Samiti i NATO-s në Ankara, në fokus mbështetja për Ukrainën! Trump: Të zhgënjyer nga Aleanca, Groenlanda e rëndësishme! S’ka më tregti me Spanjën