Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi sot në mënyrë unanime lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, e cila kishte konfirmuar Aulona Bodon, në detyrën e ndihmëses ligjore pranë Gjykatës së Lartë, dhe nuk kishte pranuar kërkesën e saj për t’i njohur statusin e magjistratit dhe për t’u emëruar gjyqtare.
Bodo nuk ka qenë dakord me këtë pjesë të vendimmarrjes së KPK-së, dhe e ankimoi vendimin në Kolegjin e Apelimit, që po ashtu e ka rrëzuar këtë kërkesë dhe ka shuar ëndrrën e saj për t’u emëruar gjyqtare.
“Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo anëtarë vendosi lënien në fuqi të vendimit nr. 801, datë 19.09.2024 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Aulona Bodo”, thuhet në njoftimin e KPA-së.
Aulona Bodo e ka filluar detyrën e ndihmëses ligjore pranë Gjykatës së Lartë në vitin 2014.
Komente










