KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Beratit Tasim Puci, Vetingu lë jashtë dhe ndihmësin ligjor të gjykatës Administrative

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Beratit Tasim Puci, Vetingu lë jashtë dhe ndihmësin ligjor të gjykatës Administrative

Tasim Puci

Vetingu largon prokurorin e Beratit Tasim Puçi. Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi sot,  19 prill 2024 lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit i cili shkarkoi nga detyra më 15 prill 2021.

Vendimi u mor në dhomë këshillimi të enjten më 18 prill në mënyrë unanime, nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtare Ina Rama, Mimoza Tasi e Sokol Çomo.

Puci u shkarkua nga KPK më 15 prill 2021, pasi u konkludua se kishte kryer deklarim të pamjaftueshëm për kriterin e pasurisë. Ndërkohë ai u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe se ka treguar cilësi të pranueshme në punë.

Tasim Puci e filloi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe punoi për rreth 15 vjet në Prokurorinë e Beratit.

Po sot trupi gjykues i KPA-së nuk pranoi të marrë në shqyrtim kërkesat e ndihmësit ligjor pranë Gjykatës Administrative Artor Ylli për rishikimin e vendimit nr. 31, datë 20.11.2019 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, të regjistruara me nr. 2 – 4/ 2019 (JR), datë regjistrimi 10.01.2022, dhe nr. 143/ 2 prot., datë 14.02.2024.

Vendimi u mor nga trupi gjykues I përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë. 

Në 2 nëntor 2018 Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi me shumicë votash shkarkimin e tij dhe ndërprejen e studimeve në Shkollën e Magjistraturës, pasi gjeti sjellje jo etike dhe mungesë integriteti që cënonin figurën e gjyqtarit.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Qeveria e re e Serbisë me qëndrime të vjetra ndaj Kosovës

Qeveria e re e Serbisë me qëndrime të vjetra ndaj Kosovës