Vettingu/ KPA lë në fuqi shkarkimin e Gentian Trenovës, prokurori: Urdhër politik, KPK e paaftë

TIRANE - Komisioni i Posaçëm i Apelimi ka lënë në fuqi vendimin e shkarkimit të prokurorit të Apelit të Tiranës, Gentian Trenova. Seanca është zhvilluar këtë të hënë dhe KPA ka gjetur me vend vendimin e KPK për të larguar Trenovën nga sistemi i drejtësisë për mosjustifikimin e pasurisë.

Pas këtij vendimi, vetë prokurori ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale duke akuzuar KPK-në si të paaftë dhe të vënë nën ndikimin e urdhrave politikë.

Sot u njoftua nga Kolegji i Apelimit se eshte lene ne fuqi vendimi i KPK per shkarkimin tim nga detyra. Nuk pres keqardhje nga asnje. Te gezohet kush te doje e te merzitet kush te doje. Doja te komentoja se procesi i vetingut po kuptohet qarte se po behet ne menyre selektive e shoqeruar me presion psikologjik dhe gjobvenie. Procesi i hetimit dhe gjykimit tim eshte bere nga persona te paafte apo medioker, te marre nga rruga dhe te urdheruar per te vendosur sipas interesave te politikes. Sa per ONM ajo sherben sa per fasade per te fshehur padrejtesite apo per te mbushur me propagande procesin. Jeta vazhdon me shanse dhe persepektiva te reja.

Gentian Trenova, prokuror i Apelit të Tiranës

Postimi i Trenovës në rrjetin social Facebook

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Faik: 19/11/2018 22:56

    Qepe Halenë Bandit me Dipllomë PLEPASH , që të pret BURGU shumë shpejt sa të ngrihet SPAK dhe BKH

    Përgjigju
  • xreport: 19/11/2018 18:09

    ik mer hajdute tumi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje