TIRANE- Komisioni i Pavarurur  i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtaren e Krimeve të Rënda Iliriana Olldashi. Dosja e gjyqtares u shqyrtua nga trupa gjykuese e përbërë nga Etleda Çiftja, Pamela Qirko dhe Xhensila Pine.

Sipas raportit të dorëzuar pranë KPK nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive e Konfliktit të Interesit, ILDKPKI, gjyqtarja Olldashi nuk kishte probleme në deklarimin e pasurisë.

Në vitin 2016, gjyqtarja Iliriana Olldashi ka firmosur vendimin për caktimin e masës së sigurisë në mungesë ‘arrest me burg’, për Klemend Balilin, i ashtuquajturi ‘Eskobari i Ballakanit’.

Në atë kohë Balili ishte në arrati. Ndërkaq, në korrik të vitit 2018, gjyqtarja liroi nga burgu ish-drejtuesi i ARRSH-së dhe funksionarin e LSI Dashamir Xhika, i akuzuar për “korrupsion” dhe “shpërdorim detyre” gjatë ndërtimit të aksit Tiranë-Elbasan.