KQZ:Gjithçka është gati
për zgjedhjet nesër
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, e ka konfirmuar përgatitjen e KQZ-së për mbajtjen e zgjedhjeve nacionale në vendin tonë, nesër, më 8 qershor, derisa ka thënë se në këto zgjedhje mund të votojnë edhe personat me nevoja të veçanta si dhe ata të verbër apo me pamje të dobësuar.
KOSOVË - Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (
KQZ), Valdete Daka, e ka konfirmuar përgatitjen e KQZ-së për mbajtjen e zgjedhjeve nacionale në vendin tonë, nesër, më 8 qershor, derisa ka thënë se në këto zgjedhje mund të votojnë edhe personat me nevoja të veçanta si dhe ata të verbër apo me pamje të dobësuar.
“Po bëhet një muaj prej se KQZ në mënyrë intensive është marrë me përgatitjet e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës. Për një muaj KQZ ka punuar vazhdimisht dhe me gjithë potencialin për të krijuar kushte që të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës me të drejtë vote të mund të realizojnë këtë të drejtë universale. Përveç votuesve të rregullt të cilët mund ta sjellin votën e tyre në vendvotim, KQZ edhe kësaj radhe ka krijuar mundësi për të votuar edhe personat me nevoja të veçanta. Ndërsa, KQZ mbetet ndër vendet e pakta që personave të verbër dhe personave me të pamë të dobësuar u ofron mundësinë për të votuar përmes shablloneve të alfabetit të ‘Brajlit’”, ka thënë ajo.
Daka ka shtuar se këto zgjedhje janë të rëndësishme për vendin tonë.
Ajo ka thënë se në këtë proces do të marrin pjesë edhe vëzhgues nga BE-ja dhe vende të ndryshme të botës, kurse u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve me të drejtë vote që të dalin e ta hedhin votën e tyre.
“Në emër të KQZ-s, dua të ju bëjë thirrje, të gjithë aktorëve të këtij procesi zgjedhor që ta kryejnë detyrën e tyre ashtu siç e parasheh Kushtetuta dhe Ligji mbi Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës dhe në këtë mënyrë të mbajnë zgjedhje të drejta, demokratike, të lira dhe sipas standardeve ndërkombëtare. Prandaj edhe një herë, nesër më 8 qershor, ndani 5 minuta dhe votoni”, është shprehur ajo.
Daka ka thënë se edhe në këto zgjedhje rezultatet preliminare pritet të publikohen në orët e vona të së dielës, derisa ka shtuar se rezultatet për kandidatë mund të marrin pak kohë për shkak të mbi 1000 kandidatëve për deputet të cilët kanë garuar në këto zgjedhje./Kosovapress/
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
51.1%
-
Jo
46.5%
-
Nuk e di
2.3%
Vota total: 7093
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota historike për zgjedhjet! Nis regjistrimi i diasporës, aplikojnë mbi 900 emigrantë! Kryeson Italia e Gjermania, dominojnë burrat me 80%
11 Janar, 07:25
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32