KQZ- Luzi: Partitë të çojnë propozimet për anëtarët e qendrave të votimit


TIRANË, 19 Qershor/ATSH-Anila Struga/.- Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Lefterije Luzi, i bëri sot thirrje partive politike që të dërgojnë pranë Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) propozimet për anëtarë të komisioneve të qendrave të votimit dhe të grupeve të numërimit të votave.
"Ju bëj thirrje përfaqësuesve të partive në KQZ që të dërgojnë propozimet për anëtarët e Komisioneve të Qendrave të Votimit, pasi në 13 KZAZ ato nuk janë plotësuar, ndërsa 11 të tjera janë ende në proces emërimi. Kjo për shkak të mosparaqitjes së propozimeve. Gjithashtu,  mungesa ka dhe në grupet e numërimit të votave, ku në 11 KZAZ anëtarët e tyre janë në proces emërimi, ndërsa në 16 të tjera nuk janë emëruar ende. Duam bashkëpunimin tuaj dhe ndërhyrjen e menjehershme", tha kryetarja Luzi, ndërsa i drejtohej përfaqësuesve të partive politike në KQZ. /a.ke/
 

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Lezhë/ Zjarr në malin e Rrencit, forcat zjarrfikëse 'në luftë' me flakët! Rrezikohen disa banesa