KQZ pajiset me Qendrën e re të
të Dhënave në prag të zgjedhjeve

TIRANË – Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve disponon që sot një Qëndër të Dhënash, falë mbështetjes financiare të Agjensisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim. Znj. Lefteri Lleshi dhe z. Yahya Gulseven morën pjesë në ceremoninë e përurimit të saj. Lleshi falenderoi TIKA-n për mbështetjen e një projekti të rëndësishëm siç ishte rinovimi i Qendrës së të dhënave të KQZ-së, pajisjet e së cilës ishin në funksion që nga viti 2005.

Nga ana e tij, drejtori i TIKA-s, z. Yahya Gulseven, u shpreh i kënaqur për dhënien e kontributit në procesin zgjedhor të 23 qershorit në Shqipëri.

Qëndra e të Dhënave kapi vlerën e 40 mijë eurove, që përfshiu ndërtimin e rrjetit, vendosjen e 20 kompjuterave, 16 për operatorët dhe 4 për specialistët dy servera, një fotokopjues/printer/skaner rrjeti dhe 4 kamera vëzhgimi.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Si askush tjetër, Cristiano Ronaldo shënon gol për të 24-tin vit radhazi

VIDEO/ Si askush tjetër, Cristiano Ronaldo shënon gol për të 24-tin vit radhazi