KQZ rrëzon PD: I dorëhequri
Biba do jetë kandidat i Kurbinit

KQZ rrëzon PD: I dorëhequri<br />Biba do jetë kandidat i Kurbinit
TIRANË - Me 4 vota pro dhe 3 kundër Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rrëzoi kërkesën e partisë Demokratike për të çregjistruar nga lista e kandidatëve Altin Bibën, të cilit më herët me vendim të Kolegjit Zgjedhor iu refuzua dorëheqja nga gara elektorale e 21 qershorit.
 
Nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Denar Biba rilexoi para anëtarëve të KQZ dhe përfaqësuesit ligjor të PD-së Ivi Kaso mesazhin ndaj kandidatit të PD-së në Pogradec Eduard Kapri i cili kërcënohej të dorëhiqej nga gara elektorale me arsye shëndetësore ose familjare në të kundërt do të kishte pasoja.
 
“Ky mesazh i është dërguar Kaprit, po për fat të mirë se lejuam këtë precedent, të ndryshimit të kandidatëve, do i kishim mundësuar mafiozëve të Shqipërisë të luanin me ata që duam të na përfaqësojnë në pushtetin lokal. Nuk duhet ta lejojmë një gjë të tillë. Partitë duhet të jenë serioze kur përzgjedhin kandidatët të marrin përgjegjësitë për ata që kanë vendosur”, - tha Biba.
 
Ndërkohë, anëtari anëtari Klement Zguri tha se e mbështet kërkesën e demokratëve për dorëheqjen e Bibës, duke argumentuar këtë qëndrim me tre vendime të mëparshme të KQZ-së për të cregjistruar disa kandidatë të pavarur.
 
Tendenca për ta politizuar nuk është korrekte, në tre raste KQZ me vendim ka dhënë tre raste përtej arsyetimit që ju bëni. Jam për ta mbështetur këtë kërkesë”, tha Zguri.
 
Osmanaj: S’ka nevojë as familja të votojë ai është kryetar i bashkisë së Kurbinit
 
Shtjefni: PD nuk ka kandidatë për shkak të dorëheqjes. Nëse se pranojmë mendoj se shkojmë në zgjedhje mbi një falsitet të madh që dëmton edhe interesin e zgjedhësve
 
Kur kanë mbetur edhe 6 ditë nga data e zgjedhjeve, kandidati Biba nuk ka bërë asnjë ditë fushatë nga momenti që ka dhënë dorëheqjen si kandidat i zgjedhur nga PD për Kurbinin. Në këto kushte, kandidati i majtë Artur bardhi garon i vetëm për këtë bashki e do t’i mjaftonte qoftë edhe një votë për tu shpallur kryebashkiak.

Dy javë më parë Kolegji Zgjedhor vendosi të mos pranojë dorëheqjen e Bibës de po ashtu rrëzoi kërkesën e demokratëve për zëvendësimin me një kandidat tjetër, Ilir Pjetrajn, vëllain e deputetit Mhill Fufi.

Pas dorëheqjes së Altin Bibës, garimi i Pjetrajt në Kurbin u miratua fillimisht nga ZAZ por ishin socialistët ata që ankimuan në KQZ këtë kandidaturë me argumentin se kishin kaluar afatet për regjistrimin e kandidatëve dhe ndryshimin e listave. Me ankesën e PD-së në Kolegj, dorëheqja e Bibës u konsiderua e pavlefshme, ndërsa kandidati i djathtë ka deklaruar se nuk do të përfshihet në garë kur fushata është drejt fundit.

Ndërsa unanimisht KQZ votoi raportin e bordit të monitorimit të mediave, i cili edhe ky ishte unanim me konkluzionet e tij , ku theksohet se është ngushtuar diferenca e kohës televizive mes koalicioneve politike, ndërsa u vendos për gjobë për dy televizione lokale.
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Lezhë/ Zjarr në malin e Rrencit, forcat zjarrfikëse 'në luftë' me flakët! Rrezikohen disa banesa 

Lezhë/ Zjarr në malin e Rrencit, forcat zjarrfikëse 'në luftë' me flakët! Rrezikohen disa banesa