KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile

KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile

Platforma Elektronike e Regjistrimit

Në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u zhvillua sot një takim me përfaqësues të Shoqërisë Civile për testimin operacional teknik të Platformës Elektronike të Regjistrimit (PER) për votimin nga jashtë të qytetarëve shqiptarë, që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, për zgjedhjet e datës 11 maj 2025.

Në kuadër të transparencës, administrata e KQZ-së testoi funksionalitetet kryesore të Platformës Elektronike të Regjistrimit (PER), duke përfshirë tre hapësirat kryesore:

Hapësira e zgjedhësit
Kjo hapësirë i dedikohet individëve që krijojnë llogarinë e tyre personale në platformë dhe plotësojnë kërkesat për t’u regjistruar në listën e zgjedhësve.

Moduli për shqyrtimin e kërkesave
Këtu, KQZ shqyrton dhe trajton kërkesat e paraqitura nga zgjedhësit, duke siguruar trajtim transparent dhe të drejtë të çdo aplikimi.

Paneli statistikor në kohë reale
Ky panel ofron të dhëna statistikore të përditësuara në kohë reale për kërkesat dhe procesimin e tyre. Paneli është i aksesueshëm për partitë politike dhe organizatat, duke siguruar një pamje të qartë dhe të plotë të procesit.

Gjatë demonstrimit u testuan skenarë të ndryshëm të regjistrimit të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, duke përfshirë:

Procesin e suksesshëm të regjistrimit kur zgjedhësi paraqet të dhëna të plota dhe kërkesa miratohet.

Raste kur kërkesa për përfshirje në listën e zgjedhësve refuzohet.

Situatën kur zgjedhësi, i cili krijon llogarinë është nën moshën 18 vjeç.

Përfaqësuesit e shoqërisë civile patën mundësinë jo vetëm të testonin funksionalitetet e platformës, por edhe të adresonin pyetje dhe komente që kontribuojnë në përmirësimin e saj.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria në terr, ndërpritet energjia elektrike në 4 qytete (VIDEO)

Shqipëria në terr, ndërpritet energjia elektrike në 4 qytete (VIDEO)