KQZ: TV të balancojnë kohën e
fushatës deri më datën 13 qersho

KQZ: TV të balancojnë kohën e<br />fushatës deri më datën 13 qersho
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u lë afat deri ditën e shtunë televizioneve për të kompensuar kohën televizive të fushatës e për të realizuar balancimin politik të koalicioneve. Vendimi u mor me shumicë të thjeshtë të votave. Ndërkaq KQZ kërkoi operatorëve televiziv të respektojnë kodin zgjedhor për kohën e transmetimit të reklamave elektorale.
 
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u lë afat televizioneve private dhe kombëtare kohë deri me datën 13 qershor të kompensojnë kohën televizive për subjektet zgjedhore duke balancuar kohën ndërmjet koalicioneve majtas dhe djathtas. Vendimi u mor me 4 vota pro dhe 2 kundër. Dy anëtarët Hysen Osmanaj dhe Vera Shtjefni kërkuan që të votohet raporti i shumicës në bordin e monitorimit të medias që kërkonte gjobë për këto televizione.

Po ashtu KQZ këshillon të gjithë operatorët televizive të respektojnë afatin kohor të transmetimit të reklamave të fushatës duke iu kërkuar respektimin e Kodit Zgjedhor që parashikon që nga ora 18 deri në orën 21 të mos transmetohen reklama të tilla.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Deputeti PS-së Plarent Ndreca ka qenë në SPAK! E konfirmon Bledi Çuçi

Deputeti PS-së Plarent Ndreca ka qenë në SPAK! E konfirmon Bledi Çuçi