KQZ voton unanimisht, i jep Spartak Brahos mandatin e Saimir Tahirit

Spartak Braho merr mandatin e Saimir Tahirit dhe rikthehet në Kuvendin e Shqipërisë si deputet i Partisë Socialiste. 

Vendimi është marrë sot nga KQZ dhe votimi ka qenë unanim me 7 vota pro. Spartak Braho renditej i 19-ti në listën shumëemërore të Partisë Socialiste në Qarkun e Tiranës, por largimi i Tahirit i hapi rrugën e tij për t'u rikthyer në ulëset e ligjvënësit. Braho u zgjodh edhe në 2013-ën si deputet në listat e PS-së, por atëherë u bë pjesë e grupit parlamentar të LSI-së sipas marrëveshjes së koalicionit të këtyre dy forcave politike.  

Pak orw para vendimit tw KQZ-sw, Braho rrëfeu edhe arsyen pse ka vendosur tw marrw mandatin e deputetit.

Do do ta pranoj mandatin. Kam qe nga 96 qe kam qenë prezent ne listat e PS dhe dy legjislaturat e fundit deputet i saj. Kam patur dilema për ta pranuar por sa kohë aty qendron Berisha, s’ka arsye të mos shkoj dhe unë. 

Spartak Braho

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, dorëzoi mandatin e deputetit dy javë më parë një vend ky që siç tha ai ishte krejtësisht personal për qenë i çliruar nga imuniteti parlamentar përballë akuzve të Prokurorisë. Tahiri tha se do vijonte betejën e tij me drejtësinë jo si deputet, por si qytetar i thjeshtë. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kqz bajgë: 11/05/2018 13:13

    Yt bajga komunistësh! Pse nuk ja dha të ndonjë vajzeje të re apo ndonjë djali të ri me profil dhe prezencë bashkekohore? Yyyyyyt trup o kalbësira vampirë dhembekalbur!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, makina përplas 75-vjeçaren! E moshuara dërgohet në spital

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, makina përplas 75-vjeçaren! E moshuara dërgohet në spital