TIRANË- Redinela Beqiraj është kandidatura e dytë e cila ka shprehur dëshirën për të qenë pjesë e KQZ-së re që do të formohet. Pas juristit Naim Mëçallës, Report Tv mëson Beqiraj ka aplikuar për pozicionin e Komisionerit të Ankimimit. Kandidatët kanë afat që të aplikojnë pranë Kuvendit deri në datën 18 shtator. Më pas do të jetë një Komision i Posaçëm që do të ngihet e që do të bëjë përzgjedhjen e 12 anëtarëve të rinj që do të përbëjnë KQZ-në e re.
Si do funksionojë ky institicion? Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve është organ monokratik që ushtron kompetencat ekzekutive, drejton administratën e KQZ-së dhe përfaqëson KQZ-në në marrëdhëniet me të tretët.
Ai zgjidhet nga Kuvendi me mandat 7-vjeçar. Administrata që do të menaxhojë zgjedhjet do të përbehet nga 3 nivele. I pari është komsioneri, i dyti Komisioni Rregullator; dhe shkalla e tretë është Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve. Komisioni Rregullator që përbëhet nga 5 anëtarë, që zgjidhen nga Kuvendi për një mandat 5-vjeçar, është organi kompetent për miratimin e akteve normative në fushën e zgjedhjeve dhe vendosjen e rregullave për zgjedhjet. Ndërsa Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) shqyrton ankimimet e subjekteve zgjedhore. 3 anëtarët e tij zgjidhen po ashtu nga kuvendi për 9 vjet.