Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë nuk e çertifikoi sot Listën Serbe, partinë më të madhe të serbëve në Kosovë për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit dhe tani çështja pritet të trajtohet në mekanizma të tjerë.
Për certifikimin e saj votuan dy anëtarë të Komisionit, shtatë abstenuan, ndërsa kundër votuan përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, duke theksuar se kjo parti e themeluar dhe e mbështetur nga Beogradi nuk e njeh shtetin e Kosovës.
Ish nënkryetari i Listës Serbe Milan Radojçiç mori përsipër përgjegjësinë për sulmin e 24 shtatorit të vitit 2023 në veri më ç’rast u vra një oficer i policisë së Kosovës.