Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale disa fotografi nga Samiti i 8-ë i Komunitetit Politik Europian, që po mbahet në Yerevan të Armenisë.

Nga fotografitë duket se Rama qëndron shumë pranë presidentit francez Emmanuel Macron, Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, kryeministres italiane Giorgia Meloni, por edhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Në Samit marrin pjesë 48 krerë shtetesh dhe qeverish, mes të cilëve 27 vendet anëtare të BE-së, Shqipëria, Kosova dhe vendet e tjera të rajonit, ndërsa për herë të parë, në këtë samit do të marrë pjesë dhe një shtet jo-evropian si Kanadaja.


Lajmi kryesor:

Armeni/ Samiti i 8-të i Komunitetit Politik Europian, i pranishëm dhe Rama: E rëndësishme të ecim para me bashkimin e Europës