TIRANË- Në komisionin e Ligjeve, ndërsa ka prezantuar punën e Prokurorisë së Posaçme për vitin 2021, kreu i saj Arben Kraja ka ritheksuar se prokurorët vijojnë angazhimin e tyre, pavarësisht deklaratave dhe retorikës politike. Pyetjes së deputetit demokrat Enklelejd Alibeaj se a po ndërhyn Edi Rama në SPAK, Kraja iu përgjigj se zbatojnë vetëm ligjin. Sipas tij, prokurorët e SPAK të ndodhur nën monitorim të publikut dhe institucioneve të tjera, nuk ndikohen deklaratat publike.

“Pyetja e dytë, në javët e fundit ka ndodhur që ka pasur deklarime politike të pushtetit, nga kryeministri, ministri i Drejtësisë, që kërkojnë t’ju tregojnë prioritetet, të vendosin agjendën. Kujtoj këtu deklaratat e kryeministrit në asamble e me radhë. Sipas opinionit tim kjo është ndërhyrje e drejtpërdrejt e politikës në punët e drejtësisë. Juve konsideroni që kjo është një ndërhyrje në punën tuaj dhe a rrënon sipas konsideratave tuaja vlerësimin e publikut te veprimtaria juaj”, e pyeti Alibeaj.

“Ka qenë bashkëpunim i mirë, kemi pasur mbështetje. Unë nuk dua të komentoj sepse smë takon mua të bëj analiza të tilla. Ne kemi parim dhe standard që kemi vendosur të mos ndikohemi nga deklarimet publike. Gjithsecili ka të drejtën e tij të shprehë opinione, ndërsa ne duhet të jemi korrekt me ligjin, këtë parim kemi ndjekur. A duhet një nen për ta ndaluar këtë? Ka qenë diçka e parashikuar, u hoq më pas. Është në dorën tuaj, ne i ushtrojmë funksionet. Nuk është diçka shqetësuese për ta kthyer në nismë ligjore”, u përgjigj Kraja.

Kreu i SPAK, u ka dhënë përgjigje pyetjes së deputetit socialist Pandeli Majko, nëse shpallja ‘non grata’ e personave në Shqipëri, a është një indice për të nisur hetim. Kraja tha se nuk mund të përgjigjet, pasi ligji u ndalon të komentojnë vendimet e institucioneve të tjera, kombëtare apo ndërkombëtare.

Për deputetin Fatmir Xhafaj, puna e bërë nga spak është për t’u vlerësuar, por ai ka thënë se ka mjaft praktika që duhen ndryshuar në punën e prokurorëve.    

“Hetimi ka efekt parandalues për shoqërinë, në mënyrë që të bëjmë politika shtetërore. E mbështes punën e spak, kam qenë pjesë e reformës në drejtësi. Prokurorët e spak të ndahen nga përvoja e prokurorit të krimeve të rënda, nga praktika e ndjekur. Nuk kanë pasur këtë mbështetje. Duhet të iki koha kur një oficer bën 20 kallëzime në ditë, kur shërbejnë si sekserë, apo kur drejtuesi i prokurori kontrollon praktikën e dosjeve”, u shpreh Xhafaj.

Ndërsa deputeti Operd Bylykbashi, tha se hetimi i krimeve zgjedhore mbetet një nga problemet të të ndjeshme dhe me ndikimin më të madh në shoqëri, ndërsa listoi tenderimet për rindërtimin dhe pandeminë, si afera ku qeveritarë dhe njerëz pranë tyre kanë përfituar miliona, dhe ku nuk ka çështje hetimore

“Ndërtimi me riciklimin e parasë kriminale, ja ku e shohim Tiranën askush nuk e di se nga burojnë paratë që po ndërtohet. Rindërtimi nga tërmeti. Të gjitha janë rastet martohet krimi dhe politika. Ne po shohim në mënyrë të rregullt sesi tenderat merren nga të njëjtat kompani. Nënkontraktimi është rast tipik ku mafia apo krimi i organizuar shtrijnë duart dhe fusin duart në ekonomi dhe në fondet publike. E ka si mekanizëm për të shtrirë drejt pushtetit”, u shpreh Bylykbashi.

Krahasuar me vitin 2020, Kraja tha se ka patur një rritje të ndjeshme të të arrestuarve dhe hetimeve, ndërsa ka shpjeguar edhe për çfarë përdoren paratë e konfiskuara nga krimi. Deputetët në komision, kanë nxitur SPAK të vijojë punën e nisur, pasi pritmëritë e publikut janë të larta. Ndërsa kanë theksuar se duhet plotësuar me 60 hetues BKH, si një strukturë ndihmse në punën e spak, por edhe vet organika e prokurorisë së posacme, nuk duhet të ketë më mangësi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:41
A mund të transferohet dosja për vrasjen e Aleks Nikës në SPAK? Kraja: Nuk është në kompetencën tonë

1653039728_kraja.jpeg

Deputeti i Partisë Socialiste Eduart Ndreca pyeti kreun e SPAK Arben Kraja në Komisionin e Ligjeve nëse dosja për vrasjen e Aleks Nikës mund të transferohet për hetim në Prokurorinë e Posaçme.

Kraja deklaroi se sipas kodit të procedurës penale, kur një dosje është e regjistruar pranë një prokurorie, në këtë rast në Prokurorinë e Tiranës, është ajo kompetente për të vendosur mos shpallje kompetence dhe kalimin e saj në një prokurori tjetër (SPAK). Ai tha se këtë hap duhet ta ndërmarrë Prokuroria e Tiranës.

“Aleks Nika është vrarë më 21 Janar. E ndjej detyrim të pyes a ekziston ndonjë mekanizëm ligjor të transferimit të dosjes nga prokuroria e Tiranës drejt SPAK? Pas reformës pesha e kësaj dosje lidhet më shumë me kompetencat e SPAK”, e pyeti Ndreca.

“Kur një procedim penal është pranë një prokurorie është ajo kompetente për të vlerësuar se çfarë ka në dosje dhe për të parë nëse ka elementë që nuk jam kompetencë e saj por të një prokurorie tjetër. Mbi këtë bazë i drejtohen aktet një prokurorie tjetër që në këtë rast është SPAK i cili i vlerëson dhe vendos ta pranojë apo mos ta pranojë. Edhe ai rast duhet të zgjidhet në këtë formë”, përgjigjet Kraja.

Kujtojmë që predha që i mori jetën Aleks Nikës, protestuesit të vrarë në protestën e 21 janarit ka mbërritur në Itali. Report Tv ka mësuar se predha do të ekzaminohet nga laboratorin e policisë shkencore italian në Romë për të identifikuar armën që e ka qëlluar.

Nga katër viktima, vetëm vrasja e Aleks Nikës ka mbetur pa autor pasi nuk e identifikuar arma që e qëlloi. Hetimet po ndiqen nga prokurore Marjeta Zaimi. Më herët një ekspertizë e bërë edhe në një laborator në Amerikë,  por përgjigja erdhi negative duke mos e identifikuar armën që e qëlloi.

Ora 11:01
A po ndërhyn Rama në punën e SPAK? Kraja i përgjigjet Alibeajt: Nuk ndikohemi nga deklaratat publike, zbatojmë ligjin

 

Kreu i SPAK Arben Kraja i është përgjigjur kreu te grupit parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeajt, i cili e pyeti a quhen ndërhyrje deklaratat e Ramës dhe anëtareve të PS përse ende nuk kan nisur hetimet për Berishën non grata, apo gjyqtarë e prokurorë të korruptuar.

Kraja tha se nuk merren me deklarime publike por zbatojnë ligjet.

“Ka qenë bashkëpunim i mirë, kemi pasur mbështetje. Unë nuk dua të komentoj sepse smë takon mua të bëj analiza të tilla. Ne kemi parim dhe standard që kemi vendosur të mos ndikohemi nga deklarimet publike. Gjithsecili ka të drejtën e tij të shprehë opinione, ndërsa ne duhet të jemi korrekt me ligjin, këtë parim kemi ndjekur. A duhet një nen për ta ndaluar këtë? Ka qenë diçka e parashikuar, u hoq më pas. Është në dorën tuaj, ne i ushtrojmë funksionet. Nuk është diçka shqetësuese për ta kthyer në nismë ligjore”, tha Kraja.

Ora 10:55
A është 'non grata' një indicie për SPAK që të nisë hetime? Kraja i përgjet Majkos

 

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko e ka pyetur Arben Krajën se shpallja non grata a është një indice për të nisur hetim. Kraja tha se nuk mund të përgjgjet pasi ligji u ndalon të komentojnë vendimet e institucioneve të tjera, kombëtare apo ndërkombëtare.

“Si e ka çmuar SPAK nga kompetencat e ligjore, vendimet për shpalljen non-grata ndaj një zyrtari të lartë  në kuadër të nenit 24/6 të kodit të procedurës penale. E vlerësoni këtë si një indicie apo shkak për proaktivitet?”, e pyeti Majko.

“Kjo është pyetje që s’mund të jap përgjigje, e kemi të ndaluar me ligj të japim opinion për institucione të tjera, të brendshme apo të jashtme”, u përgjigj ai.

Ora 10:51
Kreu i SPAK te ‘Ligjet’: Ja për çfarë përdoren paratë e konfiskuara nga aktivitetet kriminale

Gjatë fjalës së tij në Komisionin e Ligjeve, Kraja tha se me paratë e koksifikuar nga aktivitetet kriminale janë ngritur laboratorë eksperimentalë.

“Ne kemi ngritur një laborator të ekspertimeve digjitale me fondet e konfiskuara nga aktiviteti kriminal. Kemi aplikuar, kemi marrë fondin, janë blerë pajisjet. Kemi marrë tre nga ekspertët më të mirë që janë në vend e është bërë efecient në fund të vitit 2021. Janë trajnuar prokurorët e hetuesit e BKH. Për periudhën e fundit kanë kryer 118 akte ekspertimi”, tha Kraja.

Kraja tregoi sesi është vijuar me emërimet në strukturat e SPAK-ut dhe BKH dhe të gjithë koordinimet e kryera me institucionet e tjera.

“Kemi ushtruar funksionin me një staf prej 13 prokurorësh nga 20 e meritaur nga Kuvendi. Në korrik kemi emëruar 2 prokurorë duke u bërë 15 dhe në dhjetor 2 të tjetër duke shtuar 17. Nga shtatori 2021 kanë filluar detyrën oficerët e BKH. Është bërë vlerësimi i punës për të gjithë stafin. Janë parashikuar mbi 340 mln për efekt personeli. Në strukturë janë miratuar 164 punonjës. Prokurorë nga 20 kanë qenë 15. Hetues në BKH kanë qenë 29. Gjatë vitit të kaluar kemi vënë në evidencë zyrën e përgjimeve, e atashuar pranë Prokurorisë së Posaçme. Për periudhën e fundit kemi marrë akte ekspertimi. Sigurimi i bazës së të dhënave, bazuar në ligjin për SPAK-un kemi të drejt të marrim akses.

Duhet të kemi infrastrukturë të ngritur e më pas të marrësh sisteme. Kemi ngritur infrastrukturë moderne. Rrjetet tona janë certifikuar. Kemi siguruar lidhje me fibër optike. Ka filluar marrja e aksesit, që ne i shfrytëzojmë për efikasitetin e hetimit. Të punosh nga sistemi me letër e të kthehesh në sistem elektronik ka vështirësi. Aktualisht jemi në proces të blerjes së pajisjeve. Kemi pasur informacione me një sërë institucionesh. Kemi vlerësuar bashkëpunimin në nivel ndërkombëtar. Kemi pasur rritje për ndihmë juridike. 50% i është kthyer përgjigje, u shpreh Kraja.