/ATSH/.- Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës do të vazhdojë të mbështesë gratë fermere, duke iu dhënë përparësi në kuadër të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural.
Sipas KosovaPress, këtë e ka konfirmuar ministri, Memli Krasniqi gjatë një takimi që pati me drejtueset e Shoqatës Afariste të Gruas, SHE -ERA.
Ai i njoftoi ato mbi programin e ministrisë në mbështetje të fermerëve, ku theksoi faktin se për këtë vit ka me shumë mundësi dhe më shumë buxhet.
Ministri tha se edhe këtë vit në kriteret për vlerësimin e projekteve, gratë fermere do të kenë përparësi, pasi synohet stimulimi i tyre për t'u angazhuar në biznese të ndryshme në fushën e bujqësisë.
Ai tha se përveç kësaj, në programin e sivjetshëm, gratë në zonat rurale kanë më shumë mundësi, pasi janë shtuar edhe nën-sektorë të ndryshëm që do të mbështeten, si punët artizanale, kultivimi i produkteve bujqësore, projekte të ndryshme të turizmit rural dhe fusha të tjera.
Këto, shtoi ministri, krijojnë mundësi të reja për vetëpunësim dhe punësim të grave në zonat rurale në veçanti. Ministri deklaroi se programet në vazhdimësi do të hartohen në bashkëpunim me të gjitha palët e interesit, dhe në këtë drejtim edhe me shoqatën SHE-ERA.
Nga ana tjetër, Mirlinda Kusari - Purrini, falënderoi ministrin për pritjen dhe mbështetjen e dhënë deri më tani. Ajo e informoi ministrin për projektet e realizuara dhe për planet për të ardhmen.
/Shqiptarja.com