Fibank, Kredi Konsumatore online deri në 3 milionë lekë pa kolateral

Fibank, Kredi Konsumatore online deri në 3 milionë lekë pa kolateral

Foto ilustruese

Fibank ofron një kredi konsumatore me tiparet më të mira të gërshetuara së bashku. Çdokush ka mundësinë e shkëlqyer të aplikimit online në kohë optimale dhe ne komoditet maksimal për të kërkuar një mundësi kreditimi deri në 3 milionë lekë pa kolateral.

Dokumentet mund të gjenerohen lehtësisht nga e-Albania duke bërë të mundur që procesimi i kredisë të bëhet brenda 24 orësh. Shuma maksimale e financimit është deri në 3 milion lekë dhe afati maksimal i shlyerjes deri në 7 vjet. Nuk aplikohet sigurim jete dhe norma e interesit është ndër më preferencialet në treg.

Çdo shtetas shqiptar me të ardhura të mjaftueshme për të përballuar kredinë, mundet të aplikoje në www.fibank.al dhe dokumentet që i duhen bankës si Deklarimi i të ardhurave, certifikata familjare dhe ajo personale, mund të gjenerohen lehtësisht.

Ky shërbim i ri me terma të shkëlqyera që ofrohet nga Fibank është në vazhdën e strategjisë së vazhdueshme për të përmirësuar çdo element të eksperiencës së klientit dhe orientimin ndaj vënies në funksion të teknologjisë për të maksimizuar impaktin pozitiv në shërbimet bankare.

K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej