Kremlini ka njoftuar se Presidenti rus Vladimir Putin ka marrë një ftesë për t'u bashkuar me një "Këshill Paqeje" të udhëhequr nga SHBA-të për Gazën.
Deklarata e Rusisë kuptohet se i referohet Bordit të Paqes që po ngrihet nga SHBA-të për të mbikëqyrur rindërtimin e Gazës.
Sipas mediave të huaja, zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov, ka thënë se lideri rus po e shqyrton aktualisht këtë propozim.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të kryesojë bordin ekzekutiv të organizatës, ndërsa mendohet se midis anëtarëve të tjerë do të jetë edhe ish-kryeministri britanik Tony Blair, por edhe kryeministri shqiptar Edi Rama.
Peskov tha po ashtu se Presidenti Putin kishte “marrë një ftesë përmes kanaleve diplomatike për t’u bashkuar me këtë Këshill Paqeje”.
“Për momentin, po studiojmë të gjitha detajet e këtij propozimi dhe shpresojmë të kemi kontakte me palën amerikane për të sqaruar të gjitha nuancat”, tha më tej Peskov.
Kujtojmë se më herët të hënën, udhëheqësi i Kazakistanit pranoi gjithashtu një ftesë për t'u bashkuar me të njëjtin bord, sipas zëdhënësit të tij.
Komente












