Kremtohet 110-vjetori i Pavarësisë në disa qytete të vendit! Në Lezhë vendosen lule pranë obeliskut të Besëlidhjes! Në Kukës e Sarandë ngrihet flamuri

110-vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë është festuar në disa qytete të vendit. Në Lezhë ceremonia u zhvillua pranë obeliskut të Besëlidhjes në qendër të qytetit, ku u ngrit flamuri dhe u vendosen kurora me lule nga autoritete lokale në përkujtim të kësaj ngjarje të rëndësishme për kombin shqiptar.

Përfaqësuesit lokal dhe deputeti i Partisë Socialiste Eduard Ndreca, vlerësuan sakrificën e të gjithë atyre që kontribuan për pavarësinë e vendit. Në aktivitetin e organizua nga bashkia për 110-vjetorin e shpalljes së pavarësisë ra në sy mungesa deputetëve të opozitës në Lezhë.

Festa e Pavarësisë së Shqipërisë nisi nga Kruja e Nëntorit të parë të 1443. Mbrëmë në vigjilje të Festës së Flamurit u bën bashkë në Krujën e Heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeut, deputetja nga parlamenti i Kosovës Musliu, ish-kryeministri, Pandeli Majko si dhe deputetët Jurgis Çyrbja, Denis Deliu, Merita Bakiu dhe ministre Milva Ekonomi, ambasadori i Mbretërisë se Bashkuar në Shqipëri dhe përfaqësues lokal. Me rastin e pritjes së festës u organizua një aktivitet kulturore ku të pranishëm mbajtën edhe fjalën e rastit.

Ndërsa sot në mëngjes deputetja Drenicës Ganimete Musliu bëri homazhe në varrin e Heroinës Shote Galica, e cila prehet në varrezat e Dëshmorëve të Krujës.

Dita e Flamurit është festuar edhe në Sarandë, ku mëngjesin e sotëm është bërë edhe ngritja simbolike e Flamurit në një ceremoni ku kanë marrë pjesë kryetari i Bashkisë Sarandë Adrian Gurma, përfaqësues të forcave politike, shoqatave dhe qytetarë të shumtë. Kryetari i Komunës së Gjakovës dhe përfaqësues të tjerë nga kjo komunë kanë zgjedhur për të festuar Ditën e Flamurit në Sarandë.

Ndërkohë në sheshin ‘Skëndërbej’ të qytetit të Kukësit në nder të 110-vjetorit të Pavarësisë u ngritën në mënyrë simbolike kombëtare kuq e zi. Me këtë rast drejtuesit e institucioneve vendore dhe komiteti komiteti i veteraneve të luftës antifashiste nacional Çlirimtare Kukës uruan festën e flamurit e të Pavarësisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:52
Festa e Pavarësisë/ Qytetarët e Fierit rikthejnë Nëntorin 1912, parakalim me kuaj në qytet

 

110 vjetori  i Pavarësisë është kremtuar këtë të hëne edhe në qytetin e Fierit.

Ceremonia u zhvillua në monumentin e Pavarësisë ku u ngrit edhe flamuri. Autoritetet më të larta vendore dhe deputetet socialistë kanë vendosur kurora dhe buqeta me lule në përkujtim të kësaj dite të shënuar për kombin shqiptar ndërkohe që edhe ketë herë opozita nuk ka qene e pranishme.

Në përkujtim të kësaj dite nuk kane munguar dhe surprizat. Një grup të rinjsh kanë zgjedhur të bëjnë një paradë me kuaj.

Ata kanë përshkuar rrugët e qytetit ndërsa kuajt i kane veshur kuq e zi. Ne ketë dite te veçantë nuk kane munguar dhe deklaratat politike. Në ceremoninë e Festës së Pavarësisë deputeti socialist Petro Koçi protestën e thirrur nga opozita ne 6 dhjetor e ka cilësuar një aksion antishqiptar dhe një investim kundër Bashkimit Europian.

Ora 09:14
Shqiptarë nga Kosova dhe nga Maqedonia e Veriut drejt Tiranës për festën e flamurit: Me apo pa kufij politikë, rëndësi ka të jemi të bashkuar

 

KUKES- Edhe këtë vit shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut po i bashkohen festimeve për Festën e Flamurit në Tiranë. Ata janë shprehur se e kanë traditë që festën e shpalljes së pavarësisë ta festojnë në Shqipëri.

Lëvizja në kufi është bërë me procedurë të përshpejtuar duke shmangur radhët. Atmosfera e festës së Flamurit është ndier edhe në dy anët e kufirit në Morinë, me vendosjen e flamujve kombëtar. Shqiptarë të shumtë janë nisur edhe nga Shkupi të cilët janë shprehur se e kishin kthyer traditë festën në Tiranë që prej 100 vjetorit të pavarësisë.

“Prej Shkupit jemi nisur për Tiranë. E kemi pasur si traditë që prej 100 vjetorit të 2021-tës, na ka mbetur si traditë që çdo vit të vijmë ta festojmë në Tiranë, edhe 17 shkurtin në Prishtinë. Uroj që shqiptarët sa më shumë të bashkohen dhe të përparojnë. Në të ardhmen uroj që të bashkohemi si me kufij politikë si pa to, gjithsesi bashkimi është kryesorja”- u shpreh një prej kalimtarëve në kufi.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Zëvendësministri rus paralajmëron: Moska po shqyrton opsionet nëse SHBA vijon me testin bërthamor

Zëvendësministri rus paralajmëron: Moska po shqyrton opsionet nëse SHBA vijon me testin bërthamor