Krenari dhe emocion, vogëlushët e klasës së parë përfundojnë abetaren: E mbyllëm me nota të mira

Përballë kanë prindërit, të afërmit dhe gjyshërit. Emocionin dhe krenarinë e 1 viti në rrugën e dijes, duan ta shfaqin përballë tyre... Të vegjlit e klasë së parë C, në shkollën 9 vjeçare “Misto Mame”, tashmë dinë të shkruajnë dhe lexojnë gjuhën shqipe.

“Unë e kam emrin Rajna. Unë jam 7 vjeç. Ndihem mirë. Jam e lumtur. Klasën e parë e mbylla me nota të mira. Kam mësuar shumë gjëra. Si duhet të sillem”, tha një nxënës.

35 nxënësit e mësuese Albana Velit përmbyllën me gëzim festën e abetares.

“Ndihem shumë e lumtur, por kam dhe pak emocione. Më ka ardhur nëna, dy kushërinjtë e mi dhe mami me babin. Kam mësuar që nuk bëhet muhabet në klasë. Që duhet të qëndrosh drejt”, u shpreh një tjetër.

“Unë e kam emrin Jamabër dhe jam 6 vjeç e gjysmë. Kam shumë emocione dhe jam shumë i lumtur. Klasën e parë e mbylla me nota të mira. Më kanë ardhur kurshërijnë, mami babi, halla dhe nëna”, tregon një tjetër. 

“Fustanin ma ka blerë mami dhe tezja. Jam e lumtur dhe emocionuar”, tha një tjetër.

Shpërblimin më të madh për arritjet e të vegjëlve, e marrin gjyshërit.

“A ka ditë më të lumtur për gjyshet dhe gjyshërit. Dëshira ime si gjyshe është të jetë të mirë dhe të kenë sukses në jetë. Kam Jusra Miftarin. Unë nuk lus kurrë të jetë më e mira, por lus që të jetë ndër më të mirët”, tha një gjyshe.

 “Ju uroj këtyre fëmijëve suksese në rrugën e madhe të dijes. Emocionet që do na falin sot do të justifikojnë lodhjen e mamave dhe babave, por edhe atë lotin që derdhën në libër kur nuk e bënë një gjë mirë”.

Përfundimi i Abetares, është kthyer në një festë tradicionale në të gjitha shkollat e vendit tonë.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 'Faraoni' Salah nderon Liverpoolin, nis shkëputja në krye të Premier League! Luhet Ipsuich - Man. United

GOLAT/ 'Faraoni' Salah nderon Liverpoolin, nis shkëputja në krye të Premier League! Luhet Ipsuich - Man. United