'Zgjedhorja'/ Katërshja e tryezës takon diplomatët! Gjiknuri: S'duam të shtyjmë 15 marsin, por duam një produkt final të mirë (VIDEO)

TIRANË- Vijimi i punës së reformës zgjedhore ka bërë që paraditen e sotme trupi diplomatik në vendin tonë të zhvillojë një të takim me këshillin politik për të parë ecurinë e saj. Në përfundim të takimit ambasadori i OSBE-së, Bernd Borchardt theksoi se përkrah forcat politike që të arrijnë një kompromis.

"Takimi ka qenë shumë konstruktiv, me përfaqësues të trupit diplomatic për të diskutuar për reformën zgjedhore, ku I përkrahim të gjitha forcat politike që të arrijnë në një kompromis. Kemi diskutuar një sër çështjesh si depolitizimi në administrimin e zgjedhjeve dhe do të vazhdojmë ti diskutojmë në ditët në vijim.  sa i përket propozimit për pezullim të vetting-ut për anëtarët e kolegjit zgjedhor, Brochardt u shpreh se duhen respektuar parashikimet e Kushtetutës", tha Boscard.

Damian Gjiknuri ka sqaruar dhe shtyrjen e 15 Marsit ku thekson se qëllimi është që të ketë një reformë të mirë për zgjedhjet e ardhshme, ku fryma e kompromisit nuk mungon nga të gjitha palët.

"Ka një keqkuptim në 15 mars është synimi që të arrijmë një marrëveshje por jo se duam të shtyjmë 15 Marsin, por nëse shtyhet 2-3 ditë se është e nevojshme pasi është e rëndësishme produkti final. Ne në pjesën e mbetur të gjejmë mirëkuptim për të gjitha çështjet deri 15 Mars, do marrë ca ditë zbardhja në parlament. Rëndësi është që palët të gjejnë kompromis dhe unë mbajta qëndrimin e mazhorancës që jemi gati për kompromis. Çdo propozim i opozitës që nuk vë në diskutim Kushtetutën e vendit nuk çarkodon kuadrin institucional për zgjedhjet dhe propozimet e OSBE-ODHIR i pranojmë që të jenë në standardet e ODIHR dhe të jenë të realizueshme. Frenimi i Vettingut është një çështje që Kushtetuta nuk e parashikon, janë gjëra që ne duhet të jemi të arsyeshëm në atë çfarë kërkojmë. Ka një frymë kompromisi mbetet që ditët e fundit të zgjedhim disa çështje si depolitizimi i administratës zgjedhore, sa do të përfshihet teknologjia në zgjedhje, çështja e Kolegjit zgjedhor dhe kam besim se do të gjejmë një dakortësi", tha Gjiknuri.

Përfaqësuesit e opozitës Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili theksuan se në tryezë janë shpalosur jo vetëm aspektet teknike, por dhe qëndrimi politik I opozitës. Për Vasilin 15 Marsi  është një vijë ndarëse mes vullnetit për ta kryer reformën apo vullneti për ta shtyrë për shkak të interesave të mazhorancës.

"Në këtë tryezë patëm mundësi të shpalosim jo vetëm aspektet teknike por qëndrimin tonë politik, I cili nënvizon angazhimin e palëkundur politik  të opozitës  në reformën zgjedhore si një nga kushtet themelore të Bundestagut gjerman. Ne kemi bërë propozime teknike të cilat kërkojnë largimin e krimit nga politika, goditjen e krimit zgjedhor, garantimin e lirisë dhe sekretit të votës, zhdukjen e manipulime, financimin e partive që është I shkëputur nga krimi. Opozita nuk pranon një reformë zgjedhore për të thënë që në e kryem këtë. Reforma që i duhet shqiptarëve është garantimi që zgjedhjet të mos vidhen nga kryeministri shqiptar. Nëse PS. vjen me idenë se mund të vendosë ajo se çfarë e arsyeshme dhe jo si propozime, ne nuk pranojmë një reformë për të mbyllur një faqe. Ne duam një reformë që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme. Konsensusi arrihet për të garantuar standarte. Rekomandimet e OSBE janë dyshemeja. Shqipërisë I duhet që në ditën e zgjedhjeve siç kërkon ODHIR të ketë gjykatë funksionale të pavarur dhe jashtë presionit. PD. dhe opozita nuk do të pranojnë një Gjykatë zgjedhore që është në duart e Ramës", u shpreh Bylykbashi.

"Vullneti i palëkunudar dhe kompromis zero nga opozita është loja me shtyrjen e afateve të rëna dakord më herët. 15 Marsi  është një vijë ndarëse mes vullnetit për ta kryer reformën apo vullneti për ta shtyrë për shkak të interesave të mazhorancës", tha Vasili.

Nga ana e saj Rudina Hajdari duke komentuar takimin e sotëm theksoi se reforma duhet të ketë vetëm një qëllim rikthimin e besimit te vota që do të rikthejë parlamentin tek populli.

"Mos të bëjmë një reformë zgjedhore që përfaqëson partitë e mëdha dhe jo një marrëveshje  që bëhet në kurriz të shqiptarëve dhe rikthemi në kriza politike. Reforma zgjedhore një reformë që mbikëqyret nga ndërkombëtarët, të rikthejmë besimin te vota dhe do të ndryshojë realitetin në Shqipëri, ti rikthejmë parlamentit sovranitetin", u shpreh Hajdari.  

Nga ana e saj në fund të takimit ambasadorja amerikane Yuri Kim nuk preferoi që të bëjë një koment në lidhje me atë se çfarë u diskutua në tryezën e sotme.

Aktualisht tryeza politike për reformën zgjedhore ka diskutuar draftin e PD-së për financimin e partive politike ku hiqet dorë nga financimi 100% nga shteti i partive duke propozuar sistemin miks, por kërkon një reduktim drastik të financimit privat dhe rritje e atij publik.  Rudina Hajdari tha se është vendosur që në datë 6 mars në takimin e radhës të diskutohet për ndryshimin e sistemit zgjedhor duke vënë në pikëpyetje nëse 12 ditët e mbetura do të mjaftojnë për të përmbyllur reformën. Sipas Damian Gjiknurit  qëllimi është që të arrihet në një marrëveshje në parim, pastaj ndryshimet mund të votohen edhe në prill.

G.M./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë