Kreshnik Spahiu ironi me opozitën: Të huajt bëjnë spital falas, ata ankohen pse s’është me 5 yje

Kreshnik Spahiu ironi me opozitën: Të huajt bëjnë spital falas, ata ankohen pse s’është me 5 yje

Ish-kryetari i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu ironizon ata që janë ankuar për cilësinë e spitalit të ri në Fier që po ndërtohet nga Turqia.

Teksa punimet kanë avancuar ndjeshëm, në rrjetet sociale ka patur një sërë faqesh por edhe personazhe të rëndësishme që kanë ironizuar për cilësinë e ndërtimit të spitalit, duke e krahasuar madje edhe me stallë bagëtish për nga arkitektura.

Por Spahiu thotë se një spital që ndërtohet falas, nuk mund të ankohesh pse nuk është me pesë yje.

"Të huajt u dhurojnë falas një spital. Ata ankohen pse s’na e bëjnë me pesë yje. Këta e meritojnë ti lësh në dorë të Tires 100 vjet. Ende kurohen në spitalet e vjetra të Enver Hoxhës sepse Berisha, Meta, Nano dhe Rama nuk ndërtuan asgjë. Paguajnë ryshfet qimet e kokës nëpër doktor…Këtë mosmirënjohje nuk e gjeni në gjithë planetin", shkruan Spahiu

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sorra: 25/03/2021 07:29

    Ore spitali its ok... problemi qe shtrohet eshte... si mundet K.Spahiu qe Rama e deboi nga shqiperia si sorra kuq e zi qe e shantazhoi per vende ne lista te sulmoje gjithmone opoziten!?... arsyeja eshte te bashkimi kuptohet i vlerave dhe parimeve (kesh) qe tashme kane gjetur me pushtetin

    Përgjigju
  • Matjani: 04/03/2021 01:46

    Tek ne nje shprehje popullore e vjeter thote: Gomarit qe ta falin nuk i shihen dhembet. Pra e perkthyer per ata qe nuk e kuptojne do te thote qe kur tjetri te fal diçka mos ja kotrollo mangesite por dija per nder se po te nfihmon.

    Përgjigju
  • Iris: 04/03/2021 00:55

    Z.Spahia,sulltan,baba Erdogani,po e nderton <<falas>>,por kushedi ku ka per t'a nxiere koken e tij prej gjarpri e sa per pamjen,per 5 yje nuk eshte,por ama qe duket dicka midis stallave e gazermave,kete s'e ve njeri ne dyshim.Pastaj kush tha se dhe stallat e Fierit nuk do kene nga nje Tire, qe do te kullose ne <<barin>> e tyre ?!

    Përgjigju
  • Ardian: 03/03/2021 21:13

    Mire e ke mo kreshnik... ata qajne se nuk munden te marin ryshfetin e zakonshem

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë