Kreshnik Spahiu: Kush e ka fajin për aksidentet: Shteti apo idiotët?

Kreshnik Spahiu: Kush e ka fajin për aksidentet: Shteti apo idiotët?

Aksidenti tragjik në afërsi të TEG

Javën e kaluar në Berlin, më telefonoi Arjani, një mik që ka emigruar 2 vitet e fundit në Gjermani.
Alo Kreshnik, a njeh ndonjë mjek në spitalin psikiatrik- më pyeti.
Jo, jo i thash, nuk njoh asnjë psikiatër, por pse të duhet?
“Duhet të kaloj testin e idiotit- mu përgjigj, sepse policia më ka hequr patentën e makinës sepse 3 herë brenda vitit kalova normat e shpejtësisë.”
Që të jem i sinqertë më erdhi shumë keq sepse Arjani është familjar dhe makinën e ka mjet pune. Ai kishte gjetur punë si shofer sapo u njohën patentat shqiptare në Gjermani.
Ky është ligji gjerman: 3 herë e njëjta shkelje dhe konsiderohesh idiot sepse një njeri normal nuk mund ta bëjë.
Mu kujtua kjo histori kur hapa lajmet dhe tre kronikat kryesore ishin me aksidente masive në Shqipëri.
A e keni parë sa shumë idiotë dhe rrugaçë ka rrugëve të Shqipërisë që u japin makinave si të çmendur?
Plote dhe përplot në qytet dhe autostrada duhet të ulërinin dhe shash nga nëna dhe motra 10% të drejtuesve të makinave.
Në fakt Europa ka më shumë të çmendur se Shqipëria, por shteti ju bën rreshtore nëse shkelin ligjin.
A ju ka ndodhur të udhëtoni me makinë në Europë?
Nga Belgjika, Holanda, Gjermania, Austria, Sllovenia apo Kroacia nuk shikon asnjë polic në rrugë por populli respekton rregullat e qarkullimit rrugorë, ndërsa sapo hyn në kufirin shqiptar çdo 4-5 km shikon makina policie por që nuk e bëjnë dot zap kaosin dhe rrugaçet anarkist.
Jeta e shumë shqiptareve rrugaç vërtitet rreth timonit dhe shpejtësisë.
Këta idiotë s’kanë pasur shans të bëjnë gara në profesion dhe e vetmja konkurrencë e tyre është makina luksoze.
Këta fundërrina e kanë jetën e tyre aq bosh, sa e gjithë krenaria e tyre është makina.
Ata s’kanë pasur mundësi në jetë të rivalizojnë me të tjerë përveç parakalimit makinave.
Jeta e halabakëve shqiptarë fillon tek lavazhi makinës dhe mbaron tek parkimi dysh në mes rrugës. Sigurisht rruga nga lavazhi deri tek klubi lagjes përshkruhet duke hapur xhamat dhe duke nxjerrë dorën me rolex në dritare që ti shohim kush kalon në trotuar. Disa prej tyre kanë shitur gomarin ose lopët për të blerë Range Rover. Disa të tjerë kanë mbjell hashash. Të tjerë e kanë dhuratë nga babi i tyre hajdut për datëlindje.
Fatkeqësisht kjo pjesë e shoqërisë nuk janë pakicë por me mijëra idiotë që trazojnë çdo ditë autostradat shqiptare.
Rrugaç ka dhe Europa por me një ndryshim, që atje edhe një qytetar i thjeshtë si Arjani konsiderohet me ligj idiot nëse bën tre herë të njëjtin gabim, ndërsa në Shqipëri idiotët që përplasin tre familje konsiderohen çuna të nderuar të lagjes dhe djem të llastuar të baballarëve.
Për këto arsye ka ardhur koha për një ligj kundër idiotëve dhe drogaxhive që po fluturojnë mbi kokat tuaja duke marrë jetë njerëzish dhe duke shkatërruar me qindra familje.
Pse Shqipëria jonë e vogël ka kaq shumë idiotë nëpër rrugë?

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjergj: 12/03/2023 12:20

    Kreshnik Spahiu, para se tè shkonte nè Gjermani, dhe tè kthehej atje nga Saul nè Paul, ishte "shefi i shtabit" tè halabakèrisè shqipfolèse,,,ose nènkryetar i sistemit tè drejtèsisè. Aty, nèn hyqmin e atij presidentit kot Bamir Topi, kishin para dhe dashnore, dreka dhe darka si ato tè skenave tè kinematografisè shqiptare me Sali Protopapèn, vila tek kodra e diellit dhe nè Palasè, Dhèrmi apo Lalz. Kreshniku, ishte po aq halabak nè atè kohè saç janè sot kèta qè shitèn hashashin dhe blenè AMG. Ndaj nuk vdesin kurrè debilèt nè Shqipèri. 1 bie, dhjetra ngrihen. Edhe kur Kreshniku largohet pèr nè Gjermani dhe bèn filozofin nga atje,,,njè tjetèr Kreshnik ia zè vèndin,,,,vetèm se quhet ca mè ndryshe,,,quhet Arben, Lefter apo Alqi ose Luiza. Tè na rruaç o Kreshnik. Mban Gjermania gjithçka, çdo filozof nga bota e tretè.!!!

    Përgjigju
    • Arditi: 12/03/2023 16:28

      O xhorxhi mos bej llafe kot. Kishe ndonje kritike per temen qe diskutoi autori?

  • Meti: 12/03/2023 05:35

    Autori vertet qe simbolizon mediokrritetin ne menyre absolute. Normal qe Shqiperia ka mbetur me idiote perfshire vete autorin dhe kryeidiotin Rama, si mentor i tij.

    Përgjigju
    • samiu: 12/03/2023 09:53

      or tij shoku po pse qeka fai iedit qe ne jemi idiote

  • turi: 12/03/2023 02:55

    Analiza e ketij eshte me idiote nga idiotet siç i karakterizon. O Kreshnik po pyete njeher ate mikun a vdesin apo a ka aksidente ne Gjermani?

    Përgjigju
  • Klodi: 11/03/2023 20:59

    Idiotet dhe shteti qe nuk u heq patenten pergjithmon ktyre plerave qe po vrasin njerez cdo dit ne rruget e vendit

    Përgjigju
  • Emigranti: 11/03/2023 19:09

    Ja dhe dy idiotët AN dhe ymeri,beton anash rruges,i keni pare ne ëndër. Rruga ku ndodhi aksidenti është ne norme,por jo per idiotet…..

    Përgjigju
  • TAIP KASEMI: 11/03/2023 19:00

    O ymer i gjithi që qelbesh er a ke dal ndonjëher në Evrop ? ? ? Ska në Evrop barjera betoni po hekuri si te Tegu se hekuri bën elastiticetin e e mbron automjetin. Se po të jet beton shoferi e pasagjeri ka 0 shanc të mbijetoi o ymeri karalloi. Fain e kan rugaçët në timon Kreshnik Spahiu ka plotësisht të drejt o ymer debili që çdo faj ja vë shtetit o derdimen i ler. Zbato regullat e qarkullimit e nuk ndodh asgjë. Shpejtësia të çon shpejt në Botën tjetër o ymeri pjetër i mbaruar komplet i konsumuar .

    Përgjigju
  • A. N.: 11/03/2023 18:19

    Cdo popull meriton qeverine qe ka. Idiotet e meritojne kete shtet kshq fajin e kemi te gjithe

    Përgjigju
  • ymeri: 11/03/2023 17:11

    o kreshnik fajin me te madh e ka shteti,,,,sepse nuk nderton rruge me parametra,,me exite te sigurta,,,dhe rrotullame me berdura te larta betoni,,por i ve bordura metalike,,,,dhe makinat fluturojne nga lart-poshte si ne rastin e tegut..ku u vrane tre ....kane pak faj dhe shoferet qe ecin te pire,,ose nuk permbajne dot makinen ne rruge nga mos-eksperienca....

    Përgjigju
    • ooo ymer djali: 11/03/2023 19:32

      futja nje gjum vlla..shteti ka faj per patenten e pa terhequr me kohe jo per gomarllekun e tij, apo jo??

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Rritet fluksi i automjeteve në Qafë-Thanë! Festat e fundvitit krijojnë radhë të gjata të udhëtarëve nga Maqedonia e Veriut

Korçë/ Rritet fluksi i automjeteve në Qafë-Thanë! Festat e fundvitit krijojnë radhë të gjata të udhëtarëve nga Maqedonia e Veriut