Kreshnik Spahiu: Më shumë vota të pavlefshme ka PS! PD tha fituam në 25 prill, pastaj ‘janë manipuluar’ kur humbën

Kreshnik Spahiu: Më shumë vota të pavlefshme ka PS! PD tha fituam në 25 prill, pastaj ‘janë manipuluar’ kur humbën

Kreshnik Spahiu tha se e vetmja mënyrë që PD të mos njohë zgjedhjet zyrtarisht është të shkojë në KQZ dhe të dorëzojë mandatin e deputetit dhe ashtu të bëjnë të gjithë deputetët që morën mandatin. Megjithatë, Spahiu tha se nëse PD do të fitonte do të njihte rezultatin, madje shtoi se më 25 prill pas përfundimit të procesit të votimit PD doli dhe tha se ‘fituam’, ndërsa kur humbën tha se “janë manipuluar zgjedhjet”.

“Kur Lulzim Basha të shkojë në KQZ dhe të thotë se këtë mandat që ju ma jepni unë nuk e pranoj, sepse nuk i njoh zgjedhjet dhe kështu të bëjë çdo deputet i PD-së. PD në konceptin e saj do të jetë dhe lojtare dhe pak arbitër. A ka pasur manipulime, blerje dhe vjedhje? Po ka pasur, para procesit dhe gjatë numërimit të votës. Para votimit, sa i takon kësaj pjese PD zyrtarisht dhe publikisht i ka njohur sepse në 25 prill në mbrëmje deklaroi fitoren. Nuk pati në mbrëmje një procedurë që të thoshte jo nuk i njohim zgjedhjet. Po të kishin fituar do e kishin njohur rezultatin”, tha Spahiu në Open.

Lidhur me votat e pavlefshme Spahiu deklaroi nëse shihen dhe hetohen, nga ato fletë do të dalin më shumë vota të PS, pasi të moshuarit që kanë më shumë gjasa të ngatërrohen, shumica votojnë për PS.

“PD u tregua inteligjente, tha do publikoni vetëm 9, dhe demokratët nuk janë ngatërruar, ata që janë ngatërruar janë socialistët, sepse kandidatët e tyre bënë më shumë fushatë personale. Të moshuarit janë më shumë elektorat i majtë, dhe mund të kenë ngatërruar votimet, ndaj nëse hapen votat janë më shumë të PS-së”, tha ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës