Kreu i Administratives së Tiranës drejt rikonfirmimit, Vettingu: Makinën e bleu me lekët e gruas

Kreu i Administratives së Tiranës drejt rikonfirmimit, Vettingu: Makinën e bleu me lekët e gruas

Eriol Roshi

TIRANE-Kryetari i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, Eriol Roshi ka dalë sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për t’u njohur me rezultatet e hetimit për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Trupa gjykuese që po shqyrton dosjen e kryegjyqtarit të Tiranës përbëhet nga Genta Tafa Bungo, Lulzim Hamitaj dhe Valbona Sanxhaktari. Sipas të gjitha gjasave, Roshi do të konfirmohet në detyrë, pasi nuk janë gjetur shkelje në asnjërën prej tre shtyllave të vlerësimit. Nga verifikimi Eriol Roshi deklaron pasuri dhe të ardhura të zakonshme, ku KPK-ja dhe ILDKPK-ja nuk kanë konstatuar probleme.

"Subjekti zotëron apartament me sipërfaqe 110 m, me vlerë 72 milionë lekë. Burimi një kredi bankare në proces shlyerje. Vlerësimi i pasurisë, deklarimi i saktë në përputhje me ligjin. Ka burime financiare, nuk ka kryer deklarim të rremë. Makinën tip 'Benz' e blerë në 2014 me vlerë 6 mijë euro me lekë të bashkëshortes. Për apartamentin 110 m2, nga analiza është parë që ka pasur të ardhura të mjaftueshme. Makinën tjetër në 2010 e ka blerë me kursime të tij dhe të babait. Në 2006 ka porositur ndërtim apartamenti tjetër, të ardhurat nga i ati, i cili ushtron një veprimtari shitje me pakicë.

Përsa i përket vlerësimit të figurës, ka arsyetim ligjor, proceset gjyqësore të tij janë të pastra. DSIK në përfundim ka konstatuar përshtatshmëri për vijim të punës. Ndaj tij ka pasur tre denoncime" konstatoi komisioni. Përfaqësuesi i ONM-së e pyeti Roshin për apartamentet 'Si është bërë transaksioni për blerjen e banesave?' Roshi u përgjigj 'Jo përmes bankës, kanë qenë në shtëpi. Ka qenë dëshirë e prindërve të më përfshinin në apartamentin e parë, por që unë nuk kam paguar" tha ai. Në përfundim, Roshi me një eksperiencë prej 14 vitesh gjyqtar, ka kërkuar konfirmimin në detyrë, ndërsa vendimi do të jepet nesër në orën 09:00.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Petraq: 06/02/2019 10:39

    Avokat Ngjela ka thene gjene e duhur!Te gjithe gjyqtaret pa pejashtim dduhen shkarkuar dhe per nje periudhe 6 mujore ose 1vit te gjitha gjykatat duhet te mbyllen.Te vetohen dhe pastaj te filloje puna neper gjykata.Menyra se si po behet vetingu nuk eshte aspak korrekte sepse ne nje kohe qe gjyqtaret kalojne ne veting pjesa tjeter e gjyqtareve jane duke bere kerdine me pazare per ata qe kane procese gjyqsore.Vendosni kkamera neper zyrat e gjyqtareve dhe te kuptoni se cfare gjyqesh zhvillohen.Kontrolloni dosjet e gjyqeve dhe do shikoni se cfare palacolliqesh jane bere e po behen.Per keto arsye dhe shume te tjera gjykatat duhen mbyllur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve