TIRANE-Kryetari i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, Eriol Roshi ka kaluar vettingun duke u rikonfirmuar në detyrë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vlerësoi së Roshi nuk ka probleme, duke rezultuar i pastër në të tre shtyllat. Trupa gjykuese që shqyrtoi dosjen e kryegjyqtarit të Tiranës përbëhej nga Genta Tafa Bungo, Lulzim Hamitaj dhe Valbona Sanxhaktari. Në seancën e djeshme dëgjimore, trupa deklaroi se nga verifikimi Eriol Roshi ka ardhura të zakonshme.
"Subjekti zotëron apartament me sipërfaqe 110 m, me vlerë 72 milionë lekë. Burimi një kredi bankare në proces shlyerje. Vlerësimi i pasurisë, deklarimi i saktë në përputhje me ligjin. Ka burime financiare, nuk ka kryer deklarim të rremë. Makinën tip 'Benz' e blerë në 2014 me vlerë 6 mijë euro me lekë të bashkëshortes. Për apartamentin 110 m2, nga analiza është parë që ka pasur të ardhura të mjaftueshme. Makinën tjetër në 2010 e ka blerë me kursime të tij dhe të babait. Në 2006 ka porositur ndërtim apartamenti tjetër, të ardhurat nga i ati, i cili ushtron një veprimtari shitje me pakicë.
Përsa i përket vlerësimit të figurës, ka arsyetim ligjor, proceset gjyqësore të tij janë të pastra. DSIK në përfundim ka konstatuar përshtatshmëri për vijim të punës. Ndaj tij ka pasur tre denoncime" konstatoi komisioni. Përfaqësuesi i ONM-së e pyeti Roshin për apartamentet 'Si është bërë transaksioni për blerjen e banesave?' Roshi u përgjigj 'Jo përmes bankës, kanë qenë në shtëpi. Ka qenë dëshirë e prindërve të më përfshinin në apartamentin e parë, por që unë nuk kam paguar" tha ai. 24 orë pas seancës dëgjimore, sot në orën 09:00, trupa vendosi që Roshi me një eksperiencë prej 14 vitesh gjyqtar të rikonfirmohet në detyrë.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.4%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7885
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pas vendimit të KPA, Prokurorja Antoneta Sevdari kthehet në detyrë! Shteti duhet t’i kthejë pagat që prej përjashtimit në shkurt 2019
13 Maj, 12:54
-
Raporti për lirinë/ Freedom House: Qasja e shqiptarëve në drejtësi po përmirësohet! Shqipëria dhe Kosova vende ‘pjesërisht të lira’ pavarësisht përparimeve
29 Shkurt, 07:43
-
U shpall fajtor për fshehje pasurie, Ish anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Ardian Hajdari dënohet me 1 vit burg! Dënimi i konvertohet në 2 vite shërbim prove
24 Janar, 13:18
-
Rikthimi i Vetting-ut në polici, 33 drejtues ‘në sitën’ e AMP-së! Kreu i sindikatës së policisë: Ligji u jep të drejtën efektivëve ta shmangin filtrin
18 Qershor 2023, 16:27
-
E ‘harroi’ KLD-ja / Vetingu shkarkon Majlinda Andrean 6 vite pasi dënimit për korrupsion, ish anëtarja e Gjykatës së Lartë shpëtoi Metën dhe Mediun nga burgu
5 Qershor 2023, 17:17
-
KPA lë në fuqi vendimin e KPK-së për shkarkimin e gjyqtares së Apelit Nure Dreni
15 Mars 2023, 19:13
-
Bilanci i 2022/ Lista me 94 gjyqtarët dhe prokurorët që 'ia mbathën' nga frika e Vettingut, përjashtohen të gjithë nga drejtësia! 15 subjekte të dorëhequra
2 Janar 2023, 16:19
-
Nënshkruhet marrëveshja Kosovë-Shqipëri për sistemin ligjor, Bushka: Historike! Rrustemi: Përvoja me Vettingun, e nevojshme për ne
21 Nëntor 2022, 12:22
-
Probleme me 3 shtyllat e vettingut, shkarkohet nga detyra gjyqtarja Ariana Caco! Pjesë e trupës gjykuese së procesit të 21 Janarit
7 Tetor 2022, 10:03
-
KPK e shkarkoi Gjovalin Përnocën, KPA lë në fuqi vendimin! Largohet nga detyra gjyqtari i Krimeve të Rënda
25 Korrik 2022, 21:49
-
U shkarkuan nga vetting-u, dhjetëra prokurorë e gjyqtarë “bëhen” avokatë
28 Maj 2022, 11:06
-
Biznesmeni Shkëlqim Fusha i dha 140 mijë euro hetuesit Emror Kasaj që e kishte marrë në pyetje për një dosje, rrëfimi befasues i prokurorit para Vetingut
18 Mars 2022, 14:20
Ka fillu mi ardh era vetingut, se n fillim nuk ishte keq
PërgjigjuQe nga fytyra duket cfare burri eshte...
Përgjigjue kaloi dhe ky me makinen e blere me paret e nruse dhe ap. blrere nga biz.plakut...of of offffffffffffffff
Përgjigju