Idrizi zhgënjehet me Bashën: Opozita duhet të ishte shpresë për qytetarët, ku gaboi me studentët

Kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi ka përkujtuar 28-vjetorin e krijimit të "Shoqata Çamëria". Nga ky takim, Idrizi ka shprehur rezerva në drejtim të kreut të PD, Lulzim Basha. Ai ka kritikuar vendimet e marra nga PD në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, ndërsa theksoi se rrëzimi i Ramës është detyrë e opozitës, dhe jo të merret vendim për këtë. Sipas Idrizit, opozita sot duhet të jepte alternativën e saj, se çfarë do të bëjë me arsimin ekonominë, cila është alternativa e saj për të qeverisur.

Studentët nuk duhet t’i linim vetëm. Opozita duhet të fuste kokën e shpirtin brenda për t’i mbështetur, u ngritën për përgjysmin e taksave, prindërit e tyre s’kanë mundësi t’i cojnë në shkollë. Opozita duhet të ishte shpresë per ta, e bashkuar e qartë, duhet t’i jepte zgjidhje gjithë pyetjeve. Ç’do bëjnë me ekonominë arsimin. Sot jo nesër. S’e kuptoj dot si mund të merret vendim të heqë Ramën? Ka ndonjë detyrë tjetër opozita? Detyra është të shpalosë platformën. Shqiptarët sot kanë nevojë për zgjidhje dhe opozita duhet të japë alternativën e saj pse do të vijë në pushtet, për të ndryshuar qeverisjen, jo vetëm për të zëvendësuar një emër.

Shpëtim Idrizi, kryetar i PDIU

Në fjalën e tij, Idrizi tha më tej se tentakulat e Greqisë kanë arritur që të deportojnë brenda politikës shqiptare. "Tentakulat e Greqisë atëherë e sot janë brenda politikës shqiptare. Greqia nuk e heq ligjin e luftës, e kam thënë sa e sa herë, ka qenë vallja e Zorbës për të marrë koncensionet e radhës. Do e heqin vetëm kur të kenë përballë një shtet shqiptar me dinjitet.’ 

Ai tha gjithashtu se është e pafalshme mënyra se si liderët politikë shqiptarë po e përdornin çështjen e Çamërisë. "Prej 50 vjetësh u munduan ta vrasin për herë të dytë Çamërinë. Shoqata Çamëria sillte jo vetëm nevojën për liri, por vetëm në liri ne mund të kërkonim të drejtat tona. Çamëria nuk është turpi jonë, është nderi jonë. E kuptoj sot që nuk ka qenë e lehtë të kishte zë, të kishte hapësira sepse tentakulat e Greqisë atëherë e sot janë brenda politikës shqiptare. Është e pafalshme për liderët politikë shqiptarë, se si po e përdornin çështjen e Çamërisë", shtoi Idrizi.

Idrizi është ndalur edhe në manipulimin e votave që sipas tij partitë e tjera i bënë PDIU-së në zgjedhje. “Rritja jonë do të shqetësonte politikën shqiptare. 76 mijë vota nuk janë një numër por njerëz që kanë besim te PDIU, janë aq sa jo të mbushet ai bulevardi, por nga stacioni  trenit deri te parlamenti baras për 8 mandate, kush i mori ato, do të kemi të reja prapë për mandatin e Tiranës dhe fierit se si janë manipuluar. Po tre që ngelën ku janë? I mori i njëjti njeri. Une do kërkoj falje para jush për ata që erdhën në PDIU i orën të gjitha dhe i braktisën atë ditën e parë. Nëse prisni që Çamëria, PDIU, Shpëtim Idrizi t’ua sjelli Çamërinë te shtëpia e keni gabim, nuk jemi nis për ta sjellë këtu Çamërinë, por të shkojmë atje, në Çamëri, të bëhemi të gjithë bashkë”- tha ai.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mazllem pepinua: 20/01/2019 03:17

    e Isa Isa (shpetim shqip) ku te kane rene keta te pabese ne pjese ty mo, se ti si cam je besnik .. si eshte ajo me barin edhe vesen se nuk me kujtonet mire o cam tirone Po sa came shpuri ne diber edhe ne bulqize enveri mo mavri qe deshe edhe mandat nga andeja ti?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Deputetja në Kosovë: Në veri mund të ketë sërish provokime nga Serbia

Deputetja në Kosovë: Në veri mund të ketë sërish provokime nga Serbia