Elmas Haruni, kryetar i degës së Partisë Demokratike në Gramsh, i cili u ndalua nga policia pasi kundërshtoi uniformat blu, i ka dërguar një mesazh kryeministrit Sali Berisha nga ambientet e qelisë. Haruni po mbahet në ambientet e policisë së Elbasanit. 

Mesazhi është publikuar nga vetë ish-kreu i qeverisë në rrjetet sociale. Në SMS-në dërguar Berishës, Haruni akuzon policinë se e ka arrestuar pa asnjë shkak në mes të qytetit të Gramshit, ndërsa shton se në Shqipëri po instalohet diktatura. Ai i ka dërguar edhe një pjesë të videos të incidentit me policinë dhe shoqërimit për në ambientet e komisariatit.  
 


Përshëndetjet dok berisha. Policia e Fatmir xhafës po instalon diktaturën në gjthë Shqipërinë . Dje në policia me ka arrestuar në mes te qytetit pa asnjë shkak. Po ju dërg një pjes te vidios. Me respekt Elmas Haruni. 

Mesazhi i publikuar nga Berisha

Postimi i Berishës:
Narkopolicia e Norieges ndalon pa asnje shkak Kryetarin e PD Gramsh dhe manipulon videon!

Duke denuar me ashpersine me te madhe aktin banditesk te narkobanditeve me uniforme te Edvinit, ju ftoj te lexoni mesazhin dhe shikoni videon e Elmas Harunit kryetarit te PD Gramsh! sb

"Përshëndetjet dok berisha.
Policia e Fatmir xhafës po instalon diktaturën në gjthë Shqipërinë .
Dje në policia me ka arrestuar në mes te qytetit pa asnjë shkak.
Po ju dërg një pjes te vidios.
Me respekt Elmas Haruni"

Një ditë më parë Report Tv siguroi videon e incidentit të Harunit me forcat e policisë. Ai i fyen dhe ofendon rëndë uniformat blu pse e kishin ndaluar me një automjet ku ai ishte pasagjer, pasi drejtuesi i automjetit ishte në gjendje të dehur në automjet. Ndërsa PD publikoi një tjetër video ku pretendohet se ka qenë policia që ka nxitur përplasjes me drejtuesin lokal të demokratëve.