Kreu i Parlamentit Europian Davide Sassoli u bashkohet kritikave kundër vetos së Francës për mos hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë me Bashkimin Europian. Sassoli thotë se BE kisha premtuar hapjen e procesit në këmbim të reformave.
Integrimi i Ballkanit, sipas tij do ta bënte Europën më të sigurt. I pyetur se nëse do të ndodhte një gjë e tillë do të kishim një numër të lartë shqiptarësh që do të emigronin në Itali, Davide Sassoli e mohoi duke e cilësuar si problem të kapërcyer tashmë.
"Ne jemi në favor. Ishte një gabim që nuk u hapën negociatat e pranimit. Unioni e kishte premtuar atë në këmbim të reformave që janë bërë. Për më tepër, integrimi i Ballkanit Perëndimor mund ta bëjë zonën Evropiane më të sigurt. Shqiptarët që ndodhen në Itali po kthehen në vendin e tyre, ky problem është kapërcyer me kohë" deklaroi ai.
Komente








