Mogherini: Shtyrja e negociatave, gabim historik! Të ndryshohet sa më shpejt

Mogherini: Shtyrja e negociatave, gabim historik! Të ndryshohet sa më shpejt

Federica Mogherini

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Federica Mogherini thotë se udhëheqësit e bllokut kanë bërë "një gabim historik" që nuk hapën negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Mogherini shprehu keqardhje që liderët evropianë nuk mundën të gjejnë një marrëveshje pavarësisht "përparimit të jashtëzakonshëm të arritur nga të dy vendet".

Presidenti francez Emmanuel Macron ishte kundërshtari më i zëshëm i bisedimeve të anëtarësimit gjatë Këshillit Evropian duke argumentuar se procedurat e zgjerimit duhet së pari të përmirësohen para se të lejonin vendet e reja në bllokun prej 28 anëtarësh.

Por, Mogherini thotë se "është shumë më tepër sesa një mundësi e humbur: është një gabim historik, i cili shpresoj se mund të ndryshohet sa më shpejt që të jetë e mundur".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja