Kreu i Republikës Sërpska thirrje serbo-amerikanëve, Dodik: Votoni për Trump, ka politikë të drejtë, nga e cila varet dhe stabiliteti global

Kreu i Republikës Sërpska thirrje serbo-amerikanëve, Dodik: Votoni për Trump, ka politikë të drejtë, nga e cila varet dhe stabiliteti global

Milorad Dodik dhe Donald Trump

Milorad Dodik dhe Donald Trump

Lideri serb i Bosnjës Milorad Dodik ka ftuar përfaqësuesit e diasporës serbe në Shtetet e Bashkuara, që nesër të votojnë për Donald Trump, i cili sipas tij, ndryshe nga administratat e mëparshme, është në gjendje të kuptojë më mirë situatën në Bosnje-Hercegovinë.

“Ftoj të gjithë përfaqësuesit e komunitetit serb në SHBA që të mbështesin kandidatin republikan Donald Trump në zgjedhjet presidenciale. Kthimi i tij në udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara do të nënkuptonte kthimin në një politikë të jashtme racionale dhe të drejtë, mbi të cilën edhe stabiliteti global varet”, tha Dodik në një deklaratë sot (4 Nëntor) për agjencinë serbe të Bosnjës “Srna”, të raportuara nga mediat në Beograd.

Fitorja e Trump, shtoi ai, do të ishte fitorja e familjes dhe vlerave tradicionale, të cilat janë shtylla e qytetërimit evropian dhe perëndimor.

“Këto vlera janë kërcënuar në kohët e fundit nga ideologjitë që vendosin familjen dhe traditën në prapavijë”, tha udhëheqësi serb i Bosnjës, i cili është president i Republika Srpska, entiteti me shumicë serbe të Bosnjë-Hercegovinës, raporton “La Repubblica”.

Për Dodikun, mandati i parë i Donald Trump tregoi se ai është një president i paqes, që drejton politikën botërore me përgjegjësi dhe që respekton specifikat e të gjitha palëve.

"Si një familjar, i krishterë, serb, baba, gjysh dhe mbi të gjitha një politikan racional dhe pragmatik, shpresoj sinqerisht për një fitore të Donald Trump. Amerika me të në krye do të ishte një Amerikë që kupton diversitetin dhe zbaton ndryshimet me ai pozitiv”, tha Dodik.


Lajmi kryesor:

Amerika vendos/ Garë e ngushtë presidenciale, por Harris është 4 pikë në avantazh! Tre shtete në alarm për sigurinë! Qendrat e votimit me xhama antiplumb e dyer çeliku! Rrethohet Shtëpia e Bardhë e Capitol Hill


A.Q/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë