Pas një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ku një kamion shihej duke kryer manovra të gabuara në autostradën Durrës-Tiranë, ka reaguar policia. Drejtuesi i kamionit është gjobitur me 20 000 të rinj.
Xh.D/I.M/Shqiptarja.com"Në lidhje me një video të publikuar në një rrjet social, për një drejtues kamioni i cili kryen manovra të gabuara në autostradën Durrës-Tiranë, ju informojnë se:
Policia Rrugore e Tiranës, ka kryer verifikimet përkatëse dhe ka vendosur masën administrative 20 000 të rinj, sipas nenit 350 të Kodit Rrugor, ndaj drejtuesit të kamionit.
![]()
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.", njofton policia.
Komente


Ae kishte patenten përkatëse kamionisti ? Mos ishte pa patentë si ai i betonjerës që vdiqen 4 jetë njerëzish.Jo 20,000 mijë po 200,000 lekë që heren tjetë që mos ta përsëritur.
Përgjigju