Grupi terrorist nigerian, Boko Haram ka shpallur aleancën e tyre me Shtetin Islamik, që shtrihet në Irak dhe Siri. Lajmi bëhet i ditur nga mediat ndërkombëtare të cilat citojnë faqe në rrjetet sociale që i përkasin Boko Haram dhe ku mund të dëgjohej një mesazh audio i liderit të grupit.
 
Boko Haram, një nga grupet më ekstreme sot në botë, kontrollon brenda Nigerisë një territor sa madhësia e Belgjikës.
 
Më parë, besnikërinë ndaj Shtetit Islamik e kanë shpallur edhe një grup xhihadist në gadishullin Sinai në Egjipt dhe një grup në Libi.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)