Një çift i ri brenda shtëpisë së Big Brother Kosova. Pas Getinjos dhe Vivien, kanë qenë Andi Artanin dhe Gresa Hoti që i kanë dhuruar një puthje njëri-tjetrit.
Andi dhe Gresa kanë qenë shumë të afërt me njëri-tjetrin ditët e fundit, derisa ata shkëmbyen një puthje në buzë dhe mund të thuhet se tashmë ata janë “zyrtarisht” çifti i dytë i “BBVK”.
Gresa u përfol për një romancë me Stresin, por këti dyshime u hodhën poshtë pasi reperi i tha asaj që po bën përpjekje për t’u rikthyer me ish-të fejuarën e tij, Kejsi.
“Misioni im në “Big Brother”…. Mua s’ma ndjen për çmimin e parë. Unë kam ardhur këtu që të qetësohem si ti, sepse vij edhe unë nga një ndarje. Të dy kemi prindër, prindërit e tu e kuptojnë që ti je friendly, që shkon mirë me mua. Unë po luftoj realisht që të ribashkohem me ish të fejuarën time. Edhe ti do më ndihmosh”- u shpreh Stresi.