Krijohet raport i tensionuar
midis gazetarëve dhe policisë

Krijohet raport i tensionuar<br />midis gazetarëve dhe policisë
SHKODER- Para pak ditësh efektivët e patrullës së policisë së Shkodrës kanë shoqëruar në mënyrë të paligjshme për mëse një orë në komisariatin e policisë së Shkodrës një operator të Televizionit Rozafa, Kristian Troshani, në qendër të qytetit, ku ai ndodhej për arsye pune. Preteksti ishte parkimi i gabuar i automjetit të televizionit. Por operatori nuk ishte shoferi i mjetit, të cilin nuk e lejuan qëai ta thërriste me celular.

Unioni i Gazetarëvë Shqiptarë u informua menjëherë dhe reagoi, duke i përcjellë opinionit edhe protestën e Televizionit Rozafa të Shkodrës. Përsëri rastësi? Vendndodhje e shpeshtë e gazetarëve dhe punonjësve prepotentë të policisësë Shkodrës në të njëjtin vend, si shkak edhe për incidente të tjera? Nervozizëm vend e pa vend i uniformave blu, në momentin kur ata kanë të bëjnë drejtpërdrejt me gazetarëtgjatë punës?! Dhe kjo, vetëm për faktin se ata bëjnë punën e tyre, duke kritikuar policinë, ashtu si edhe shumë institucione të tjera shtetërore, për punë të dobët, të pamjaftueshme, paaftësi profesionale dhe jo rrallë edhe për korrupsion, jo vetëm në Shkodër?

Nervozizmi ka lidhje edhe me faktin që po atë ditë u arrestua nga kolegët një oficer i po kësaj drejtorie,i cili kishte qëlluar me grusht kolegun e tij brenda ambjenteve tëKomisariatit(!).

Publiku i Shkodrës po informohet kështu për të disatën herënë vitin e fundit për këto incidente apo përplasje të gazetarëve me uniformat blu në kohë dhe rrethana tëndryshme. Vetëm nga marrja fillestare e informacionit në lidhje me ngjarjen në fjalë, duket se uniformat blu kanë qenë në pozicion “jashtëloje” në lidhje me atëçka ndodhi. Kjo, për disa arsye.

Për vetëm një parkim të gabuar të automjetit, nga policia thirret shoferi dhe ndaj tij merret masa administrative qëështë gjoba, madje edhe në mungesë të tij. Ndërkohë që në rastin në fjalë,jo vetëm që patrulla e policisë së Shkodrës nuk veproi kështu, por mori operatorin. Ai u detyrua që t’i japë vetë makinës deri në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Shkodrës, ku edhe është mbajtur për mëse një orë.

Ngjarje të tilla, krejt të evitueshme, ndërmjet policisë dhe gazetarëve të Shkodrës, nuk kanë ndodhur as në periudhën më të vështirë, 1997 – 1999, kur kërcisnin kallashët. Institucionalizimi i zëdhënësit të policisë në Shkodër filloi në vitin 1999, kur në krye të kësaj drejtorie erdhi për afro një vit Bilbil Mema. Qysh atëherë, thuajse të gjithë drejtorët e policisëqë kanë shërbyer në Shkodër kanë shprehur konsiderata për cilësitë e larta profesionale të grupit të gazetarëve në këtë qytet.

Për të shmangur këtë marrëdhënie, tashmë të tendosur, por lehësisht të evitueshme, ndërmjet gazetarëve dhe policisë së Shkodrës, duhet që të prononcohen edhe drejtuesit e kësaj drejtorie, mbase edhe më lart. Për më tepër që, të paktën drejtorii kësaj drejtorie, gjatë gjithë këtyre muajve qëështë në këtë pozicion, ka shfaqur një profil mjaft komunikues dhe profesional në raportet e tij me gazetarët e Shkodrës. Gazetarët ushtrojnë një profesion ndër më të ekspozuarit dhe më të pambrojturit. Policia, jo vetëm e Shkodrës, para se të krijojë situata të tilla, të padëshirueshme, ka sa të duash punë për të bërë në misionin e saj në shërbim të qytetarëve dhe për të shprehur profesionalizmin dhe talentin e saj aty ku i takon: në luftën kundër krimit të organizuar të të gjitha llojeve…!

logo observatori per arkiv*Ky shkrim është përgatitur në bashkëpunim me Osservatorio Balcani e Caucaso për Qendrën Europiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF), bashkëfinancuar nga Komisioni Evropian. Përmbajtja e shkrimit është përgjegjësi vetëm e Shqiptarja.com dhe nuk mund të pretendohet në asnjë mënyrë se pasqyron pikëpamjet e Bashkimit Evropian






Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 14 janar 2016

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)    
 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit