KRIME - Rusia gjithmonë kërkon më shumë. Përpos faktit që aneksoi Krimenë dhe mori të gjitha bazat ushtarake që i përkisnin Ukrainës, ka marrë edhe diçka të fundit.

Nën kontrollin e Ukrainës ishin edhe disa delfinë luftarakë, të cilët tani i ka marrë nën kontroll Rusia.

Siç pohon edhe gazeta britanike Mirror, delfinët luftarakë janë trajnuar posaçërisht për të kërkuar dhe gjetur zhytësit armik që mund të vinin në Detin e Zi.

Por, këto kafshë tani janë transferuar në marinën ruse dhe nuk i përkasin më ukrainasve. Rusia ka konsoliduar në Krime të gjitha bazat ushtarake dhe vazhdon të konsolidojë kontrollin e saj në këtë rajon.

Shteti rus aneksoi zyrtarisht Krimenë pas referendumit që u zhvillua në këtë vend.


(v.gj.shqiptarja.com)