Krimet e komunizmit në Shqipëri/ 6000 të ekzekutuar që s'u gjenden eshtrat, janë evidentuar 37 vendvarrime potenciale masive

TIRANË- Krimet çnjerëzore gjatë kohës së komunizmit në vendin tonë, vijojnë të jenë ende të pazbardhura, e ndërsa mijëra familje shqiptare nuk dinë ende se ku gjenden eshtrat e të afërmve të tyre.

Mbi 6000 persona u ekzekutuan nga diktatura komuniste, të cilët vazhdojnë të konsiderohen si të zhdukur, ku edhe kur janë zbuluar varreza masive, si në zonën e Dajtit apo në Ballsh, sërish identifikimi i  personave është e vështirë të bëhet, duke i lënë trupat në morg në pritje të përgjigjeve të ADN-s.

Gjatë një konference të mbajtur sot në vendin tonë “Për kërkimin e Familjeve të Personave të Zhdukur”, Methew Holliday, Drejtori Rajonal i ICMP, theksoi se, në Shqipëri ndodhen edhe 37 vendvarrime potenciale masive ku autoritet duhet të përqendrohemi në të ardhmen. Ai theksoi më tej se edhe Prokuroria duhet të bëjë edhe më shumë për këtë çështje.

"Familjet e 6000 personave ende presin për një përgjigje. Të humburit nuk janë të vdekur. Ne kemi gjetur në dy vende, dy persona të ekzekutuar në kohën e komunizmit, konkretisht në Dajt dhe në Ballsh. Por çfarë është raporti i kërkimit të ADN? Kjo gjë bën të mundur identifikimit e personit të humbur nëpërmjet profilit gjenetik me familjarët e tij. Saktësia është mbi 97 % për të evidentuar viktimat e komunizmit. Deri tani janë marrë më shumë se 20 përgjigje për vendvarrimit në Dajt nga viti 2010. Ky kërkim dhe identifikim do të bëj të mundur qetësinë shpirtërore të familjarëve që kërkojnë eshtrat dhe identifikimin e njerëzve të tyre të dashur. Rreth 630 familje kanë raportuar të afërmit e tyre të zhdukur, duke krijuar edhe një hartë me 37 vendvarrime potenciale masive ku mund të gjenden eshtra të tjera. Edhe Prokurorët duhet të japin urdhër për të kryer këto zhvarrime pasi ka edhe të tjerë në Dajt që rezultojnë të zhdukur. E njëjta gjë duhet të bëjë edhe prokuroria e Fierit, e cila ka për detyrë të regjistrojë çdo rast apo denoncim nga familjarët që kanë humbur të dashurit tyre në kohën e komunizmit." ka deklaruar Metheë Holliday, Drejtori Rajonal i ICMP.

Ndërsa, Zv.ambasadorja e BE Monika Bylaite tha se vendi ynë është shumë i vonuar në procesin e gjetjeve të njerëzve të zhdukur

"Identifikimi i dy personave ndoshta mund të mos të duket shumë, por gjithsesi është një fillim i mirë pasi dy familje janë të qeta pas identifikimin të eshtrave. Historia nuk duhet të harrohet. Dhe popujt e BE-së e kuptojnë më shumë se kush tjetër këtë situatë që ndodhet Shqipëria. Në Parlamentin Europian u miratua një Rezolutë për kujtimin e viktimave nga sistemet diktatoriale dhe totalitare. Në këtë kohë prokurorët duhet të bëjnë më shumë kërkesë nëpër gjykatat e rrethit për të bërë rikërkime për të humburit e kohës së komunizmit që nuk janë pak, por 6 000 persona. Ky është një detyrim moral i shoqërisë për të gjetur personat e humbur për gjatë periudhës 45-vjeçare të diktaturës", tha Monika Bylaite Zv.ambasadorja e BE.

E pranishme në konferencë ishte edhe zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda, e cila tha se është një detyrim moral i shoqërisë sonë për të gjetur personat e humbur për gjatë periudhës së komunizmit dhe se viktimat e zbuluara në Dajt qëndronin prej 10 vitesh në morg ende të paidentifikuar.

Ndërkohë, zyrtarët e huaj thanë se do të vijojnë të mbështesin Qeverinë Shqiptare për të bërë procesin e identifikimit të personave të humbur në kohën e komunizmit. Ndërkohë, deri më tani nga kërkimet që kanë bërë vetë familjarët e të ekzekutuarve, janë gjetur eshtrat e mbi 2000 personave, ndërsa fati i të tjerëve nuk dihet ende.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • navy: 01/11/2019 06:15

    Kommunismus: 6.000 Demokratie; Berisha, Edi Rama, Fatos Nano, Ilir Meta: 10.000 <

    Përgjigju
  • Roza: 01/11/2019 02:45

    Komunismi e kishte me kushtetute qe ishte diktature e proletariatit. Kush thyente ligjin denohej. Po në demokraci? Cfare ligji? Liri e fjales, e shtypit, etj? Perse i vrau Sala me lakenjte e vet mijera e mijera shqipetare. ?????

    Përgjigju
  • demokrati: 31/10/2019 20:21

    Nuk na thoni sa jane ekzekutuar ne 30 vjet demokraci? Jo aksidentuar....ekzekutuar. nuk jam qe te kthehet komunizmi por nuk kane edhe ndonje ndryshim te madh. sala ka vra sa ka desh...

    Përgjigju
  • Shkodrani-Belgjike: 31/10/2019 18:25

    Shumice prej tyre kane ken hajdute, kriminele, tradhtare, per 45 vite komunizem 6000 te ekzekutuar Ne demokracine e sotme, tash 30 vjet me shum se 30,000 te vrare, neper aksidente apo humbur rrugeve per kurbet. Pra demokraci ska sepse i njejti sistem eshte ketu ne Belgjike, veçse nuk vrasin, te pergjojne, i njejti sistem neper shkolla, universitete, sistemi i punes te gjithe njesoj. Pra do hyme ne komunizem, mbasi lame komunizmin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja