TIRANË- Gjykata e Krimeve të Rënda ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-deputetit socialist dhe ish-drejtor i Burgjeve Arben Çuko, nga 'arrest shtëpie' në 'detyrim paraqitje'.

Kujtojmë se për Çukon Gjykata më 16 korrik  ka kthyer dosjen për plotësim hetimesh duke i konsideruar ato të deritanishme të paplota dhe me mangësi në drejtim të provave.

Arben Çuko ra në pranga në kuadër të operacionit "VOL-VO4" në 18 tetor të vitit të kaluar dhe akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.

Emri i ti tij doli në përgjimet e grupit Avdylaj. Çuko akuzohet se në kohën kur ka qenë në krye të Drejtorisë së Burgjeve ka miratuar transferimin e të dënuarit Olsi Karagjozi kundrejt ryshfetit 3.000 euro.